Shirokë, nis shembja e ndërtimeve pa leje

Fadromat e Inspektoratit Ndërtimor shembën sot tetë objekte, si shtëpi banimi dhe lokale deri në dy kate.
Ndërhyrja e sotme, e cila i përket edhe fazës së parë të aksionit, është bërë në qëndër të Shirokës, aty ku rreth 20 vite më parë ka qënë edhe sheshi kryesor i plazhit, por më pas ndërtimet e shumta pa leje e dëmtuan atë duke e nxjerrë krejtësisht jashtë përdorimit.
Sipas drejtoreshës së urbanistikës pranë bashkisë së Shkodrës, Aida Shllaku, prishjet e ndërtimeve pa leje i paraprijnë një projekti shumë ambicioz, i cili ka të bëjë me ndërhyrjen jo vetëm në hapësirën e qendrës së Shirokës, por në tërë territorin e bregut të liqenit të Shkodrës.
Aksioni do të vijojë edhe në faza të tjera për prishjen edhe të ndërtimeve pa leje, në dy lagjet turistike, Shirokë dhe Zogaj, numri i të cilave është 25. /Start/
2012-01-06 15:47