E Diel, 1 Nëntor 2026

Embargo Iranit, BE-ja kërkon alternativa për furnizim me naftë

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia franceze e lajmeve “APF”, e cila citon diplomatë evropianë.

"BE në tërësi punon me Shtetet e Bashkuara dhe të tjera shtete për të gjetur alternativa", theksoi njëri prej tyre.

"Kontaktet janë vendosur veçanërisht me Arabinë Saudite për të parë nëse ajo do të ishte e gatshme të kompensonte ndërprerjen e furnizimit me naftën bruto iraniane duke rritur prodhimin e saj sapo embargoja të hyjë në fuqi", shtoi një tjetër.

Në këtë mënyrë duket se embargoja ndaj naftës Iraniane është thjesht çështje kohe. BE-ja mund të gjejë naftë edhe nga Arabia Saudite me shumë mundësi, por nuk dihet nëse Irani do mund të gjejë treg për naftën e tij, me të cilën mban ekonominë në këmbë./Start/

                                                                                             2012-01-06 18:27
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›