Shqiperi Berisha dhe Rama te kenaqur me rezultatet e zgjedhjeve te 8 majit

Ne Shqiperi drejtuesit e te dy kampeve kryesore politike u shprehen sot entuziaste me rezultatet e arritura ne zgjedhjet e 8 majit. Duke ju referuar votave te shumta ne favor qe ka marre koalicioni i djathte i drejtuar prej tij Kryeministri Sali Berisha u shpreh se ishte nje vote plebishitare ne perkrahje te reformave nderkohe qe edhe ne Tirane ku e djathta ka marre 7 nga 11 njesite bashkiake qytetaret sipas tij zgjodhen blune e Partise Demokratike. Nga ana e tij kryetari i opozites Edi Rama foli per nje fitore historike ndersa deklaroi se rezultati i Tiranes nuk mund te permbyset sipas tij ne tavoline.