E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miratoi protokollin e nxjerrjes se rezultateve zgjedhore per Tiranen

KQZ miratoi mbreme vetem protokollin se si do te bashkoje ne nje tabele te vetme 11 tabelat e rezultateve te votimit nga 11 njesite bashkiake te Tiranes. Kjo procedure u miratua me votat e gjithe antareve te KQZ dhe pritet tu lehtesoje punen sekretarise teknike te ketij komisioni. Pervec ketij dokumenti as nga kjo mbledhje nuk doli ndonje rezultat perfundimtar per zgjedhjet qe qytetaret e Tiranes kane bere per kryetarin e bashkise se tyre. Partia Socialiste po kerkon qe KQZ te miratoje tabelat me rezultatet perfundimtare ku sipas saj fitues eshte kandidati Edi Rama. Ndersa Partia Demokratike kerkon te merret ne shqyrtim edhe fletet e rregullta te votimit qe jane hedhur gabimisht ne kutite me ngjyra te tjera.

Nje jave pas mbylljes se procesit te votimit njesia numer 5 e Tiranes i dorezoi dje ne mesdite KQZ-se tabelat me rezultatet e zgjedhjeve te cilat u firmosen vetem nga tre anetare te komisionit zonal ndersa kater anetaret e tjere nuk kane nenshkruar. Juristet shpjegojne se rezultatet e firmosura nga vetem tre anetare komisioni nuk kane vlere juridike prandaj KQZ duhet te marre nje vendim per rezultatin perfundimtar te njesise 5 para se te shprehet per rezultatin e Tiranes. Aq me teper qe njesia 5 eshte me e rendesishmja per socialistet sepse aty Edi Rama mori nje numer te konsiderueshem votash gjate numerimit te kutive te fundit dhe nje diference te vogel ndaj kandidatit tjeter Lulzim Basha.

Opozita socialiste kerkoi shkarkimin nga detyra te kater komisionereve te djathte ne komisionin zonal te njesise 5 nderkohe qe KQZ ka derguar atje inspektoret e vet per te pare nga afer situaten. Vonesat ne dorezimin e rezultateve nga njesia 5 ka sjelle nje vonese edhe ne nxjerrjen e rezultatit per kryetarin e Tiranes gje qe eshte vendosur ne qender te debateve ne KQZ.

Nderkohe qe vazhdojne diskutimet per rezultatin e zgjedhjeve per kryetarin nga ana tjeter po vazhdon numerimi i votave per keshilla bashkiake dhe per kryetaret njesive bashkiake. Komisioneret pohojne se ne keto kuti po gjejne here pas here edhe vota te rregullta per Edi Ramen apo Lulzim Bashen te hedhura gabimisht ne kutite e tjera. Partia Demokratike kerkon qe edhe ato te numerohen si te vlefshme dhe ti bashkohen rezultatit perfundimtar por socialistet kerkojne qe ato te shpallen te pavlefshme meqenese nuk gjenden ne kutine e duhur.

Nese do te ndiqet kerkesa e PD-se pra qe votat e gjetura ne kutite e tjera duhet ti bashkohen kutise se pare atehere rezultati per zgjedhjen e kryetarit mbetet te shpallet i fundit pasi te numerohen gjithe kutite e tjera per keshilla dhe minibashki. KQZ eshte e mbingarkuar ne keto zgjedhje edhe per faktin sepse po kryen funksionet edhe si nje komision zonal i pergjithshem per Tiranen. Hartuesit e Kodit Zgjedhor kishin miratuar ngritjen e 11 komisioneve zonale por kishin lene pas dore ngritjen e nje komisioni qendror per kryeqytetin qe te trajtonte materialet e 11 minibashkive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›