E Diel, 1 Nëntor 2026

Dalin në dritë votat e Lulzim Bashës, në njësinë nr. 5 gjenden edhe 5 fletë votimi. Ristani: Fituesi i Tiranës, pasi të kemi të gjitha materialet

16-05-2011 / Gazeta 55

UPDATE-- Në njësinë bashkiake nr.5 gjenden ne kutine e keshillit 5 fletë votimi për Lulzim Bashën dhe dy per Erisa Xhixho


-- KQZ: Do mbledhim të gjitha informacionet


Kur kanë kaluar një javë nga 8 maji, dita kur rreth 250 mijë votues iu drejtuan kutive të votimit për të votuar, se kush do drejtojë bashkinë e kryeqytetit, ende nuk ka një rezultatet të çertifikuar nga KQZ nëse do jetë Lulzim Basha apo Edi Rama. Debate shoqëruan dhe këtë mbledhje të radhës së KQZ ku u diskutua rreth vendimit për tabelat përmbledhëse të zgjedhjeve për kryetar bashkie në Tiranë. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, theksoi para anëtarëve të KQZ se ky institucion nuk mund të shpallë fituesin e vërtetë të bashkisë së Tiranë, pa mbërritur të gjitha tabelat përmbledhëse të KZAZ-ve. Ai vuri dukje se është e pamundur të shqyrtohet brenda ditës së sotme projekt-akti për tabelat përmbledhëse pasi aktualisht po merr informacione të reja për aktin në fjalë. “Unë duhet të merrem me aktin se kam informacione të reja për aktin”- tha ai. Por, Deshira Subashi theksoi se projektakti për tabelat përmbledhëse duhet tëb ishte shqyrtuar që para procesit zgjedhor ndërsa kërcënoi se me të tilla justifikime mund të përdorë dhe pjesa tjetër e KQZ ku bën pjesë dhe ajo për të vonuar pafundësisht këtë proces zgjedhor. “Projekt-akti është paraqitur nga ju, ndërkohë që një tjetër mund të thotë që kam akoma punë për të punuar dhe studiuar. Ju e keni studiuar i pari nga të gjithë të tjerët dhe projekt-akti duhet t’i nënshtrohet studimit”- tha ajo. Nga ana e tij, kreu i KQZ, Ristani, ka deklaruar se duhet kohë e mjaftueshme për të mbledhur të gjitha informacionet e duhura përsa i takon miratimit të projekt-aktit për tabelat përmbyllëse dhe më pas shpalljen e fituesit të bashkisë së Tiranës.


Në njësinë bashkiake nr.5 gjenden 5 fletë votimi për Lulzim Bashën në kutinë e këshillave


Vazhdon të zbardhet hap pas hapi manipulimi i madh i komisionerëve socialistë me të drejtën legjitime të shqiptarëve, për të votuar të lirë dhe alternativën e tyre politike. Pas zbulimit të qindra fletëve të votimit në njësitë bashkiake nr.6, 7, 8 dhe 9, të cilat ishin pro’ kandidatit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, e njëjta situatë është përsëritur edhe në njësinë bashkiake nr.5 në kryeqytet, ose KZAZ nr.49, ku gjatë numërimit të votave për këshillin, janë gjetur 5 fletë votimi për Bashën dhe 2 të tjera për kandidatin e minibashkisë, Erisa Xhixho. Në këtë njësi bashkiake vazhdon kontestimi i rezultatit nga të dyja palët, ndërsa kontestimi më i madh lidhet me fletët e votimit për kryebashkiak, të cilat vazhdojnë të gjenden në kutitë e këshillave dhe të minibashkie. Kësisoj, kuptohet qartë se kemi të bëjmë me një skenar të mirëorganizuar nga qarqe kriminale pranë PS, me qëllim deformimin e vullnetit të vërtetë të votuesve. Ajo që e bën edhe më të besueshëm këtë fakt, është tendenca e thellë se, votat në tërësi janë për kandidatin e mazhorancës, Lulzim Basha. Partia Socialiste ka obligimin moral, ndërsa më vonë edhe atë ligjor, që të japë thjesht një shpjegim të vetëm për këtë situatë të paprecedentë.


Shtyhet vendimi për shpalljen e rezultatit për bashkinë e Tiranës


Është shtyrë sot shpallja e rezultatit për shkak të mos dorëzimit të tabelave permbledhese të njësisë bashkiake nr. 2 dhe nr. 5.  Njazi Kosovrasti dhe kryetari i KQZ Arben Ristani kanë kanë kërkuar shtyrjen e afatit për shpalljen e vendimit dhe në orën 18:00 ato do të dalin me një vendim të ri për këtë ceshtje. Përfaqësuesi i PS Genci Gjocaj ka deklaruar se PD po bllokon punën për mos dërgimin e tabelave përmbledhëse.


Njazi Kosovrasti: Duhen 24 orë kohë për të shqyrtuar tabelat përmbledhëse


Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti ka reaguar pas deklaratave të nënkryetares së KQZ, Dëshira Subashi, duke sqaruar se ka qenë ai që ka kërkuar kohë për tabelat përmbledhëse për rezultatet e Tiranës. “Pavarësisht nga tonet që po flisni po ju them. Ai që kërkoi shtyrjen për marrjen e vendimit për shtyrjen e këtij akti e kërkova unë. Unë dua t’ju përjashtoj nga e drejta për këtë akt, deri në orën 6 pasdite kemi të drejtë të presim. Ai akt ndaj u bë jemi brenda 24 orësh për të pritur. U kujtuat sot ta kërkoni. Është e drejta ime të kërkoj shtyrjen, e drejta ime që brenda 24 orësh të bëj cfarë vërejtjesh kam”- tha ai.


Komisionerët e PS s’miratojnë tabelat përmbledhëse në KZAZ nr.49 dhe 52


Komisionerët e Partisë Socialiste në KZAZ-të nr.49 dhe 52 në kryeqytet, prej ditësh me radhë mbajnë peng miratimin e tabelave përmbledhëse, në pritje të një urdhëri “kamikaz” nga kryetari i PS-së Edi Rama. Papërgjegjshmëria e këtyre komisionerëve, po i con ata në shkeljen e ligjit dhe sigurisht tejkalimi i minimumit të lejueshëm, do t’i shoqërojë në ndjekje penale. Lidhur me këtë fakt reagoi sot në KQZ përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Njazi Kosovrasti, i cili deklaroi se KQZ duhet të marrë masa edhe ndaj komisionerëve të majtë në KZAZ-në nr.52. Sipas tij, në këtë KZAZ, të majtët mbajnë peng prej ditësh miratimin e tabelave përmbyllëse për shkak të mos përfshirjes në procesverbal dhjetëra fletë votimi të kontestuara. “Pse nuk na thoni cfarë po ndodh në KZAZ numër 52 ku komisionerët tanë kërkojnë një të drejtë legjitime dhe aty komisionerët tuaj ua mohojnë dhe shkaktojnë tensione. E më kërkoni të merrem unë me KZAZ nr 49, ne ndërhymë aty dhe bëmë mirë kur ndërhymë për fletët e kontestuara, por pretendimet nuk janë sic i thoni ju, por të kundërta”- tha Kosovrasti.


PS kërkon shkarkimin e 4 komisionerëve të mazhorancës në KZAZ nr.49: Mbajnë peng rezultatin


Partia Socialiste kërkoi sot në mbledhjen e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkarkimin e komisionerëve të mazhorancës në KZAZ-në nr.49, që përfshin njësinë bashkiake nr.5 në Tiranë. Kjo kërkesë është bërë nga përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjoncaj. Ai vlerësoi se situata në KZAZ numër 49 në njësinë bashkaike nr. 5 në Tiranë po mbahet peng nga komisionerët e djathtë dhe kërkoi shkarkimin e 4 komisionerëve në mënyrë urgjente. “Sot në mëngjes nga KZAZ nr. 49 i është dërguar KQZ një kërkesë ku kërkohet ndërhyrje pasi është bllokuar procesi i numërimit. Z.Kryetar, PS kërkon ndërhyrje, nga kjo KZAZ duhet të shkarkohen 4 persona, pasi këta komisionerë të PD e LSI, që po bllokojnë procesin qëllimisht, sillen si rrugecër, zvarrisin procesin në kufijtë më të këqinj, e të patolerueshëm. Sa ditë i duhen KQZ-së të vendosë për kësi rastesh. Kur bëhet fjalë për situata të tjera ndërhyni menjëherë. Kjo është një vonesë e qëllimshme për të deformuar rezultatin”- pretendoi përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ, Genc Gjoncaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›