E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real dhe Çelsi, garë për Tevez e Nejmar

Merkato e futbollit europian ka hyrë në fazën e saj të nxehtë, me skuadrat më të mëdha të kontinentit që kërkojnë të finalizojnë transferimin e disa prej talenteve në qarkullim. Mançester Siti ka zyrtarizuar blerjen e Serxho Agueros, i cili ka kaluar me sukses edhe testet mjekësore, por trajneri Roberto Mançini përballet me një tjetër problem. Ai duhet të vendosë të ardhmen e sulmuesit argjentinas Karlos Tevez. Ky i fundit ishte drejt transferimit te Korinthias në kampionatin brazilian, por klubi anglez refuzoi 40 milionë euro, ndërsa tani duhet të kënaqet me më pak para për futbollistin. Opsioni më i mundëshëm për të ardhmen e Tevez duket se është Interi në kampionatin italian, por ditët e fundit në valle është future edhe Çelsi. Të ndodhur në Hong Kong për fazën përgatitore, blutë e Londrës vazhdojnë të jenë aktivë në merkato, duke vendour në listën e blerjeve përveç Tevezit edhe talentin e kombëtarës së Argjentinës, Havier Pastore. Nuk mund të qëndronte në hije Reali i Madridit, që kërkon të plotësojë dëshirën e trajnerit Zhoze Murinjo për afrimin e një sulmuesi. Madrilenët nuk heqin dorë nga talenti brazilian Nejmar. Në pamje të parë tranferimi i tij duket i vështirë, por madrilenët janë të vendosur për të marrë shërbimin e një prej lojtarëve më premtues të futbollit botëror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›