E Diel, 1 Nëntor 2026

Shiste doza kokaine në Lushnje, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjes pasi siguronte sasi kokaine dhe e ndante në doza me qëllim shitjen në zona të ndryshme të qytetit.

Gjatë kontrollit fizik, 32-vjeçarit iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“Lushnjë/Si rezultat i punës operative, goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike të forta.

Siguronte sasi Kokaine dhe e ndante në doza, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të rrethit Lushnjë, arrestohet 32-vjeçari.

Sekuestrohet lënda narkotike.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që shiste lëndë narkotike të forta, në doza, në zona të ndryshme të rrethit Lushnjë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasin M. Xh.,32 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›