Shiste hashash, bie ne kurth 18-vjecari
TIRANE - Kapet me lende narkotike dhe vihet ne pranga nje adoloshent ne Tirane. Policia beri te ditur dje, se nga zyra antidroge, pergjate oreve te vona te dites se djeshme, kane bere te mundur arrestimin ne flagrance te Eldorado Mera, 18 vjec, lindur ne Tepelene dhe banues ne Tirane. Burimet zyrtare thane se arrestimi i tij eshte bere pasi u kap nga Patrulla e Pergjithshme dhe sherbimi i Kontroll-Territorit te Komisariatit numer 2, ne rrugen "Frederik Shiroka", me nje sasi bime te dyshuar lende narkotike e llojit kanabis sativa. Gjate ndalimit te tij, policia ka bllokuar ne cilesine e proves materiale 5.5 gr bime narkotike, si dhe nje aparat telefoni celular.
A. C
A. C