U arratis nga qelite e Durresit, kapet ne Holande killeri
AMSTERDAM- Shqiptari i arratisur nga paraburgimi i Durresit dy vjet me pare dhe i akuzuar si killer, kapet ne Amsterdam te Holandes per llogari te antimafias se Venecias ne Itali. Dritan Rexhepi, 27 vjec, kerkuar nga policia shqiptare dhe ajo italiane, eshte vene ne pranga pas nje kerkese te vendit fqinj, ndersa eshte lokalizuar ne nje internet kafe. Dritan Rexhepi u arratis ne vitin 2006, nga qelite e komisariatit te Durresit, ku ishte derguar, pasi ishte prangosur per akuzen e vrasjes. Prangosja eshte bere nga autoritetet policore holandeze, sipas te cilave, "eshte arrestuar kryetari i nje grupi kriminal, i kerkuar nga autoritetet italiane". Rexhepi ishte arrestuar per vrasje ne Shqiperi, nderkohe qe ne Itali ishte i kerkuar per trafiqe te ndryshme. Sipas medias holandeze, 27-vjecari do te ekstradohet ne Venecia, pasi kerkesa ishte bere nga antimafia e ketij qyteti.
Arratisja e Rexhepit ka ndodhur ne katin e pare te godines se Drejtorise se Policise se Qarkut te Durresit, rreth ores 21:40 te dates 21 janar 2006. Po ate dite, ne oret e mbremjes, Rexhepi, se bashku me dy te ndaluar te tjere, eshte futur ne katin e pare te godines se policise se Durresit. Ai eshte marre ne pyetje ne katin e dyte dhe se ne drejtim te dhomes se izolimit, ka zbritur i vetem. Ne kohen qe ka zbritur shkallet, 27-vjecari ka kuptuar se ishte fare i vetem ne koridor, duke marre me pas drejtimin e deres se jashtme. Pasi ka dale, gjithcka ka qene e lehte per te dhe me te njejten qetesi ka pershendetur uniformen e fundit, me te cilin eshte ndeshur ne porten e jashtme te godines, duke u arratisur. Per kete ngjarje te rende u ndaluan dy police dhe nje oficer i antiterrorit, qe u proceduan penalisht. Mbi Rexhepin rendojne akuzat e "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese, e kryer ne bashkepunim" dhe "armembajtje pa leje". Rexhepaj ne bashkepunim me persona te tjere kane vrare me arme zjarri dy punonjes te policise te komisariatit te Krujes, me 27 gusht te vitit 1999 dhe krimi sipas policise dyshohet se eshte kryer me pagese.
A. Cena