Shiste kanabis e kokainë në Elbasan, arrestohet 26-vjeçari

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale e DVP Elbasan arrestuan në flagrancë M.H., 26 vjeç, për shitje të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij u sekuestruan kanabis dhe kokainë, si provë materiale.
Hetimet dyshojnë se i riu siguronte lëndën, e ndante në doza dhe e shiste në qytet.