E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja për një express në Manëz, merr fund arratia e Daniel Pepës

Merr fund arratia e 21-vjeçarit Daniel Pepa, i cili ishte shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë që tronditi zonën e Manzës më 22 tetor, ku mbetën të vrarë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti.

Sipas një njoftimi nga Policia, i riu u arrestua në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Durrësit, të datës 14 nëntor 2025, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit bashkë me armën që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Konflikti nisi fillimisht për një kafe në lokal. 21-vjeçari Pepa debatoi me kamarierin ndërsa më pas ndërhyri 33-vjeçari Flori Paluçi, i cili nxjerr armën dhe vret Aranit Kurtin që shoqëronte Pepën. Më pas ky i fundit, shkon e merr armën në makinë dhe vret Paluçin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›