De Biazi: Nordikët i mundim vetëm me 110% të forcës sonë
Trajneri italian afron për herë të parë Gjasulën dhe Llulakun. Strategu kërkoi shmangien e euforisë dhe lojë të fortë fizike ndaj Norvegjisë më 7 Qershor, duke i cilësuar si të vetmet armë për sukses
Shqipëria do të luajë ndaj Norvegjisë më 7 Qershor në Qemal Stafa, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror që do të zhvillohet në Brazil. Për këtë ndeshje, Trajneri i skuadrës së Shqipërisë, Xhani De Biazi publikoi 18 emrat e parë të listës së futbollistëve që do të jenë pjesë e skuadrës ndaj nordikëve. Në këtë listë bien në sy dy emra të rinj, Jurgen Gjasula dhe Azdren Llullaku. Ndërsa 8 emrat e tjerë do të publikohen më 3 Qershor. Trajneri italian i dha përparësi shmangies së euforisë në ndeshjen e radhës, por e vlerësoi si aspak përcaktuese për fatet e sezonit në kualifikuese. Përpara kemi një ndeshje shumë të vështirë ndaj Norvegjisë, por nuk do e cilësoja thelbësore, pasi duke parë peshoren e pikëve, rezultati i saj nuk do të përcaktojë mbi fatet e renditjes dhe objektivat në kualifikuese. Unë kërkoj që ti japim rëndësinë e nevojshme kësaj ndeshjeje, por nuk duhet të pushtohemi nga euforia e madhe, pasi kjo nuk do të ishte diçka pozitive për skuadrën tonë. Rruga që kemi nisur përpara një viti po shkon në drejtimin e duhur, ku kemi zhvilluar pesë ndeshje zyrtare dhe shtatë miqësore. Në ndeshjet e zhvilluara kemi treguar se e kemi nisur me këmbë të mbarë. Gjithsesi, për të arritur gjëra të mëdha, duhet durim dhe nuk duhet bërë shumë presion mbi këta djem të rinj. Janë lojtarë që kanë dhënë gjithnjë zemrën në fushë për të mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë, tha trajneri i skuadrës së Shqipërisë, duke i dhënë prioritet përqendrimit dhe shmangies së euforisë.
Mungon Kapllani dhe është thirrur Llullaku, pse kjo zgjedhje?
Zgjedhja e Llullakut është bërë, pasi ai mund të luajë në të dyja krahët, kjo si pasojë e aftësive fizike dhe teknike që ai disponon. Ky lojtar mund të luajë në të dyja krahët e sulmit, ku mund të më japë shumë zgjidhje. Duke parë që jemi të kompletuar në sulm me Bogdanin, Salihin dhe Çanin, mendoj se kemi nevojë për lojtarë me karakteristika të ndryshme. Nga lista prej 34 lojtarësh që kishim në fillim, lista është zgjeruar duke shkuar ne 40 lojtarë. Si pasojë e kësaj, zgjedhjet do të shkojnë me ato karakteristika që do të përshtaten me kundërshtarin.
Mungesat e shumta kanë kushtëzuar lojën në krahë. Në këtë sfidë nuk janë thirrur Muzaka, Bakaj dhe Hyka. Pse kjo zgjedhje?
Mungesa e afrimit të Bakajt ka të bëjë me gjendjen e tij fizike, pasi ai vjen nga një dëmtim i rëndë dhe normalisht ka nisur të luajë kohët e fundit. E njëjta gjë vlen edhe për Hykën, pasi ai vjen pas një periudhe jo të mirë dhe vetëm tani ka nisur të luajë, ku i duhet kohë të rimarrë formën e duhur. Pra, unë kam zgjedhur ata lojtarë që mund të më sigurojnë maksimumin, pra 110% të mundësive në fushën e lojës, pasi është një ndeshje shumë e rëndësishme ku ne duhet të luftojmë fort.
Cila është arma për të luftuar euforinë në këtë sfidë?
