E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Kukesit arreston Afrim Zenelin i arratisuri nga burgu i Burrelit

Përfundon arratisja 7 ditore e të dënuarit Afrim Zeneli. Policia e Kukësit arrestoi mbrëmjen e së martës në fshatin Borje të arratisurin nga burgu i Burrelit.
Sipas policisë i arratisuri ishte strehuar në një banesë në fshatin Borje, ku edhe u arrestua pa rezistencë.
Afrim Zeneli, me datë 22 maj nuk është kthyer në qelinë e burgut në Burrel, pas lejes 5 ditore të dhënë nga drejtuesit e institucionit.
Zeneli është dënuar me 14 vjet burg për grabitjen e udhëtareve nga Kosova dhe kishte për të vuajtur edhe 4 muaj heqje lirie nga dënimi i mbetur.
Në ngarkim të Zenelit, prokuroria e Burrelit ka nisur hetimet për akuzën e “largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›