Ja transferi i ri i Liverpoolit

Liverpooli vazhdon të jetë skuadra më aktive në Premierligë në transferet e lojtarëve. Lajmet e fundit nga Spanja shkruajnë se është nënshkruar marrëveshja mes Liverpoolit dhe Celta Vigos për blerjen e Iago Aspas.
Sulmuesi fantastik spanjoll i ka mahnitur të gjithë më aftësitë e tij duke shënuar 12 gola në La Liga dhe ka bërë 5 asiste. Aspas ishte shumë i kërkuar edhe nga Chelsea, ndërsa oferta për të kanë patur edhe Barcelona, Real Madrid e Valencia.
Prezantimi i lojtarit do të bëhet javën tjetër, ndërsa Aspas i ka kushtuar Liverpoolit 9 milion funte./Indeksonline/