Shite xhipin kryetar dhe bëhu model për të tjerët

Aktivitet i Vetëvendosjes u zhvillua në hapësirat e sheshit kryesor, para Kuvendit komunal, ndërsa qytetarë të shumtë i lexonin pankartat e vendosura aty, e në të cilat edhe arsyetohej shitja e këtij automjeti luksoz.
“Me shitjen e xhipit mund të sigurohen mjetet të cilat mund të sigurojnë ekzistencën e së paku dhjetë familjeve për një vit. Kryetari i Komunës vihet para alternativës, “Luks për veti apo bukë për 10 Familje”, kanë thënë aktivistët nga Qendra e Vetëvendosjes në Ferizaj.
Për më tepër Vetëvendosje mendon se nëse kryetari Xhemajli e jetëson këtë kërkesë, me shembullin e tij, do të ndikoj edhe te pjesa tjetër e administratës komunale që të bëj kursime të ngjashme, duke hequr dorë nga luksi dhe duke përdorur paranë publike aty ku duhet. (KP)