Man City, lider për herë të parë nga viti 1929

Kësaj radhe, një gabim tjetër do të ishte i papranueshëm duke pasur parasysh investimet e mëdha të bëra nga pronarët e klubit në vitet e fundit. Pas eliminimit nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve, City pësoi humbjen e parë të sezonit në Premierligë nga Chelsea.
Por, u rikthye me fitore të njëpasnjëshme në Premierligë dhe ka krijuar dy pikë epërsi ndaj Manchester Unitedit. Para duelit të së hënës në West Bromëich Albion, City ka shënuar 53 gola në 17 ndeshje të ligës, më tepër se dyfishi i totalit në këtë fazë të sezonit të kaluar.
Kanë kaluar dy vite prej kur Roberto Mancini zëvendësoi Mark Hughesin si menaxher i Cityt. Pas përfundimit të pritjes 35 vjeçare për një trofe, me triumf në FA Cup në maj, përqendrimi tani mbetet në rrëmbimin e kurorës së parë në ligë pas më tepër se 40 vitesh.