E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitësi i frutave që ndryshoi historinë e Tunizisë

Kryengritja dhe protesta ka përfshitë Tunizinë këto javë erdhi si pasojë e një njeriu të vetëm, i cili luajti një rol kyç në rënien e regjimit 24 vjeçar të Presidentit Ben Ali.  Muhammad Al Bouazizi, shitësi hero, nuk arriti të shihte ndryshimet, që filluan për shkak të tij.
Al Bouazizi ishte një tunizian 26 vjeçar, i cili nuk mundi të gjente dot një punë, pasi kishte mbaruar kolegjin. Ai refuzoi t`i bashkohej ushtrisë dhe filloi punë duke shitur fruta perime në rrugët e qytetit Sidi Bouzid, në qendër të Tunizisë. Por shitja në rrugë bëri që policia të kërkonte mbylljen e aktivitetit të tij për shkak të mos pasjes së një license. Fyerjet dhe ofendimet e policisë, bënë që i riu të merrte një vendim ekstrem. Në 17 dhjetor të viti të kaluar Al Bouazizi, i vuri zjarrin vetes përballë godinë qeveritare. Ai qëndroi në spital për 18 ditë për shkak të shkallës së rënde të djegies. Gjatë asaj kohe djali u vizitua edhe nga Presidenti Ben Ali.
Në solidaritet me të riun shumë protesta nisën jo vetëm në qytetin Sidi Bouzid, por në të gjithë vendin. Në protestat e para morën pjesë të rinj dhe të papunë, të cilët ishin kundër kushteve të jetës që ishin krijuar në Tunizi.
Al Bouazizi humbi jetën më pas nga plagët e marra në 4 janar, 10 ditë pasi presidenti Ben Ali u largua në drejtim të Arabisë Saudite.
Çdo vit shumë të rinj afrikano verior lënë vendib i tyre për tu larguar ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian.
Ata e quajnë veten e tyre " harraka", që do të thotë "zjarrvënës", sepse veprimi i parë që bëjnë këta ilegalë në vendet perëndimore, është djegia e pasaportës dhe dokumetave të tjera, për moslejuar kthimin në shtëpi.
Shumë në tunizi e shohin tani Al Bouazizi si një harraka por kësaj rradhe duke e vepruar mbi veten.
Ai u bë simbol i një ndryshimi, që solli rënien e një regjimi të difetoz në Tunizi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›