E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton ndryshimet në qeveri

Presidenti Bamir Topi ka dekretuar sot propozimet e kryeministrit Berisha për ndryshime në kabinetin qeveritar.

Kreu i shtetit ka dekretuar emërimin e Edmond Haxhinastos si zëvendëskryeministër e ministër i Jashtëm dhe Nasip Naçon si Ministër i Ekonomisë . Gjithashtu presidenti Topi ka shkarkuar edhe Ilir Metën nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
 

Kryeministri Berisha i ka dërguar emrat e rinj në Presidencë të premten pasdite dhe për shkak të fundjavës ato janë firmosur vetëm ditën e sotme nga kreu i shtetit.
 

Kreu i qeverisë ka firmosur ndryshimet në qeverinë e tij, pas dorëheqjes të parevokueshme të Ilir Metësnga posti i zevendëskryeministrit e ministrit të Ekonomisë.

Ndërkohë pas dekretimit të presidentit Topi të ndryshimeve të qeverisë tashmë pritet miratimi i Kuvendit të Shqipërisë i cili nis punimet në orën 17:00 të pasdites së sotme.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›