Shitet pa ligj

Qeveria e Kosovës ka ftuar investitorë të jashtëm për ta privatizuar kompaninë më profitabile në Kosovë, PTK-në, pa ditur se nuk ekziston infrastruktura ligjore për ta shitur atë. Dy ligjet ekzistuese, Ligji mbi ndërmarrjet publike dhe Partneritetin publiko-privat, nuk përcaktojnë saktësisht procedurën e shitjes duke e zbehur për së tepërmi rolin e parlamentit në këtë proces. Këto dy ligje ndonëse në heshtje janë të mjaftueshme edhe për menaxhmentin aktual të PTK`së. Krejt çka mund të thonë lidhur me këtë zyrtarët e PTK-së, është se aksionari i vetëm në bazë të ligjit është Qeveria dhe ajo vendos për këtë ndërmarrje. E, drejtuesit e Qeverisë, saktësisht ata të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për një kohë të gjatë s`kanë dhënë përgjigje rreth kësaj çështjeje.
Ndërkohë, në shtetet e rajonit ku procesi i privatizimit ka kaluar tashmë, parlamenti ka pasur rol kyç dhe për secilën ndërmarrje publike të shitur është nxjerrë paraprakisht ligji. Këtë model e ka aplikuar edhe Shqipëria. Ekspertët kosovarë të ekonomisë thonë se nëse dëshirojnë ta rrisin transparencën dhe që Kuvendi të ketë dorë në shitjen e ndërmarrjeve publike, atëherë duhet të nxirren ligje të veçanta. Nuk janë kundër privatizimit, por kërkojnë paraprakisht infrastrukturë ligjore të mjaftueshme dhe të dihet saktë hisja e Qeverisë me rastin e shitjes së ndërmarrjeve publike.
“Asgjë nuk i kushton Kosovës që të nxirret Ligji për privatizimin e PTK-së, KEK-ut dhe Aeroportit. Me ligjet ekzistuese në këtë proces e kemi të involvuar vetëm Qeverinë”, tha për Express, Muhamet Sadiku, ekspert i ekonomisë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...