Veterinerët kontrollojnë punën e Bankës së Shqipërisë
Rasti
Në KLSH paska pasur inspektorë me profesion veteriner që kanë kontrolluar bilancet dhe punën e Bankës së Shqipërisë. Faktin e pranoi vetë kreu i KLSH-së, duke thënë se mori masa për t’i larguar nga puna, por Gjykata e Lartë i riktheu në detyrë. “Nuk ka vendime të Gjykatës Kushtetuese kundër KLSH-së, por ndaj meje, pasi kam hequr njerëz nga puna për shkakun se 100% nuk kishin lidhje fare me profesionin. Nuk mund ta pranoj që një veteriner të kontrollojë aktivitetin e BSH-së. Këta njerëz i kam hequr nga puna, por Gjykata e lartë më ka detyruar t’i rikthej në punë. Padyshim që si kam lënë të kontrollojnë më Bankën e Shqipërisë”, tha çeku.
#