KLSH: Qeveria të sqarojë skemën e amnistisë fiskale
Debati mbi amnistinë fiskale ka përfshirë edhe Kontrollin e Lartë të Shtetit, përmes kryetarit të saj, që kërkon sqarimin një herë e mirë të skemës. Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, çeku tha se, “disa vende në botë e kanë bërë, ndërsa te ne nuk kemi ende një definicion të qartë se çfarë kuptojmë me amnisti fiskale. Kem lexuar në gazeta opinionet e ndryshme të ekspertëve, por me keqardhje kam vërë re që asnjë autoritet shtetëror nuk ka dalë në publik të shpjegojë se çfarë është amnistia fiskale dhe deri ku do të arrihet. Në gjykimin tim çështja është shumë më e thjeshtë. Një zyrtar nga qeveria duhet të dalë në publik e të thotë që me amnistinë fiskale kuptohet një, dy apo tri gjëra që të jenë amnisti fiskale të ndërgjegjshme, ezauruese dhe të ndershme. Them e ndershme, pasi duhet pranuar që amnistia është forma e vetme për të ricikluar paranë gri dhe kjo duhet bërë vetëm një herë. S’ka herë të dytë, se po u përsërit, ju siguroj që s’kemi për të realizuar asgjë”.
#