Beckenbauer kërkon dënimin e Dinamos

Humbja e thellë e Dinamo Zagrebit nga Olympique Lyon (1-7) në Ligën e Kampionëve vazhdon të jetë njëra prej temave kryesore në futbollin evropian. Legjenda e Gjermanisë, Franz Beckenbauer ka bërë thirrje për dënimin e klubit kroat për atë që ai e përshkruan si shkelje të fair-playit.
Pluhuri i ngritur nga mesjava pas fitores së pazakonshme të skuadrës franceze fillimisht zgjoi dyshime se bëhet fjalë për një ndeshje të kurdisur. Por, UEFA ka përjashtuar mundësinë e manipulimeve.
Megjithatë, presidenti i nderit në Bayern Munich, Beckenbauer ka kërkuar sanksione për Dinamon. “Dinamo u dorëzua tërësisht, paraqitja e saj në pjesën e dytë është shkelje për rregullin e fair-playit” deklaroi Beckenbauer për të përditshmen gjermane Bild.