Shitet për 93 milionë euro, Ronaldo vendos rekord botëror
Pas Rikardo Kakasë, Reali i Madridit blen yllin e Mançester Junaitid. Presidenti madrilen Florentin Perez po rindërton “epokën Galaktikos II”
Pas Rikardo Kakasë, Kristiano Ronaldo është blerja e dytë e madhe në harkun e katër ditëve e Realit të Madridit, teksa klubi madrilen i udhëhequr nga presidenti Florentino Perez, është duke ndërtuar skuadrën “Galaktikos II”. Mançester Junaitid pranoi ofertë prej 80 milionë sterlinash (rreth 93 milionë euro), që vendosi edhe një rekord absolut botëror për shumën e paguar për transferimin e një lojtari. “Junaitid pranoi propozimin për t’i dhënë Realit të Madridit për të folur me lojtarin”, - citon “BBC” deklaratën e klubit nga “Old Traford”. Vendimi sipas kampionëve të Anglisë, erdhi pas kërkesës së 24-vjeçarit, pasi Ronaldo kishte shprehur sërish dëshirën për t’u larguar. Mançesteri konfirmoi se oferta ishte e pa rezistueshme dhe së dëshironte që çështja të mbyllej, deri më 30 qershor, ndërkohë që Reali i Madridit, shpresonte se marrëveshja personale me lojtarin të mbyllej brenda pak ditëve. “Reali i Madridit konfirmon se i ka bërë një ofertë Mançester Junaitid për të zotëruar të drejtat e lojtarit Kristiano Ronaldo”, - thuhej në deklaratën e klubit spanjoll.
MANÇESTER JUNAITID
Një zëdhënës i pronarëve të Junaitid, familjes Gljezër, këmbënguli se vendimi për të shitur Ronaldon ishte marrë personalisht nga trajneri Sër Aleks Ferguson. “Ishte tërësisht një vendim i pastër futbolli dhe nuk ka të bëjë aspak me strukturën financiare të klubit”, - tha zëdhënësi për “BBC”-në. Shuma e parave të përfituara nga shitjet e Ronaldos do të përdoret nga Fergusoni për të investuar në merkato. Mançesteri ka shprehur dëshirën për të siguruar shërbimet e sulmuesi të Lionit, Karim Benzema, anësorit të Bajernit të Munihut, Frenk Riberi dhe lojtarit të Uiganit, Antonio Valencia.
REALI I MADRIDIT
Reali i Madridit shpreson ta mbyllë sa më shpejt marrëveshjen me Ronaldon. Rikthimi si president i Florentino Perezit, njeriu që udhëhoqi klubin spanjoll nga viti 2000 deri në 2006, gjatë epokës së famshme të “galaktikave”. Perez e kishte bërë të qartë se ai do të bënte gjithçka që ishte e mundur për të nëshkruar me Ronaldon. Madridi është gjithashtu i lidhur me Ksabi Alonson e Liverpulit, David Vijën e Valencias dhe Frenk Riberinë. Lajmet nga Spanja raportojnë se Reali i Madridit duhet të paguante një dëmshpërblim me kusht në shumën prej 26 milionë sterlinash nëse parakontrata e lidhur me agjentin e lojtarit, Horge Mendes, nuk do të realizohej gjatë kësaj vere.
Galaktikos I
Grupi i parë i mbiquajtur “Galaktikos” (jashtëqiellorët) përfshin Zinedine Zidane, Luis Figo, David Beckham, Raul Gonzalez, Roberto Carlos dhe braziliano Ronaldo.
Galaktikos II
Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, po rindërton “Galaktikos II”, ku deri tani janë blerë Rikardo Kaka dhe portugezi Kristiano Ronaldo.
NDESHJET
Kristiano Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë gjatë sezonit të kaluar me Mançester Junaitid, 26 gola. Në total ai realizoi 118 gola në 292 paraqitje me “Djajtë e kuq”.
TROFETË
Në vitin 2008, portugezi fitoi trofeun “FIFA World Player i vitit”, pasi më parë kishte fituar “Topin e artë” si Lojtari Europian më i mirë i vitit.
VENDIMI
Zëdhënësi i pronarëve të Junaitid, familjes Glejzër : “Ishte tërësisht një vendim i pastër futbolli dhe nuk ka të bëjë aspak me strukturën financiare të klubit”.
Kristiano Ronaldo
Jeta në data
1985: Lind më 5 shkurt
2002: Bën debutimin me Sportingun e Lisbonës
2003: Nënshkruan për Mançester Junaitid për shumën 12 milion sterlina
2004: Fiton trofeun e parë me Mançesterin, FC Cup
2006: Shpreh dëshirën të bashkohet me Realin e Madridit
2007: Fiton titullin e parë në Premier Ligë
2008: Fiton Ligën e Kampioneve
2009: Votohet si futbollisit më i mirë i Europës e i Botës
2009: Man Utd pranon ofertën prej 80 milionë sterlinash nga Reali i Madridit
Kaka u ble 67.2 milionë euro
Ish-futbollisti i Milanit, Rikardo Kaka u shit për 67.2 milionë euro te Reali i Madridit. Braziliani firmosi një kontratë 6-vjeçare dhe do të fitojë 9 milionë euro neto në sezon. Duket një shpenzim i jashtëzakonshëm i presidentit Florentino Perez, por transferimi i brazilianit Kaka do të prodhojë një përfitim prej rreth 75 milionë euro në vit për Realin e Madridit. E di që tifozët kuqezinj janë të trishtuar. Milanit i detyrohem gjithçka. Më solli në Europë dhe më ndihmoi të bëhesha numri 1 në botë. Me Milanin kam fituar ‘Topin e Artë’. Me klubin kuqezi përfundon një marrëdhënie profesionale, por do ta vazhdoj për gjithmonë një marrëdhënie sentimentale”, - tha Kaka pas konfirmimit si lojtar i Realit të Madrdidit.
Katër blerjet e mëdha të Realit
1. K.Ronaldo (Man.Jun/Real M.) 93.0
2. Zidane (Juventus/Real M.) 71.6
3. Kaka (Milan/Real M.) 67.2
4. Figo (Barcelona/Real M.) 61.4
* Shifrat janë në miliona euro
Shitjet e bujshme të Mançesterit
Qershor 2009: Portugezi K.Ronaldo u shit te Reali i Madridit për 80 milionë sterlina
Korrik 2003: Devid Bekam u shit te Reali i Madridit për 25 milionë sterlina
Gusht 2001: Holandezi Jap Stam u ble nga Lacio për 16.5 milionë sterlina
Gusht 2003: Argjentinasi Huan Sebastian Veron u shit te Çelsi për 15 milionë sterlina
Korrik 2006: Rud van Nistelroi u shit te Reali i Madridit për 11 milionë sterlina
1.8 miliardë sterlina
Presidenti i Realit të Madridit ka një pasuri që llogaritet në 1.8 miliardë sterlina, falë biznesit të tij në ndërtime. Tani ai është duke ndërtuar sërish “Galaktikos II”.
Çfarë mund të blihet me 80 milionë sterlina
Së pari, 80 milionë sterlina janë të barabarta me 93 milionë euro ose 131.7 milionë dollarë. Po çfarë mund të blihet me to? Ja disa ide:
- Jo më pak se 1.31 milionë telefona celulare “Apple iPhones”
- Mund të fluturojë një person në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës tri herë, dhe të kursejë 15 milionë sterlina
- Mund të blejë 93 makina Bugati Verjron, kur secila kushton 850 mijë paund, ose 1.4 milionë dollarë.
- Mund të blini nga një stilolaps Big Mac për të gjithë popullsinë e Kanadasë.
- Mund të blini rreth 138.000 onse ari.
- Mund të blini 80 për qind të 100 milionë paundeve për të blerë klubin anglez të divizionit të dytë, Njukasëll Junaitid.
12 Qershor 2009