E Diel, 1 Nëntor 2026

Shen Koll Pranga mesuesit te fshatit dhe dy bashkepunetoreve

Tre shtetasit akuzohen per ekzekutimin me arme zjarri te keshilltarit te komunes se Shen Kollit Tonin Gjonaj mbremjen e kaluar

Mesuesi i fshatit Pellumb Nika si dhe dy bashkepunetoret e tij Ridvan Luli e Ferdinand Hoti banore te fshatrave te Lezhes jane vene ne pranga nga policia me akuzen e vrasjes se keshilltarit te komunes Shen Koll ne Lezhe Tonin Gjonaj. Arrestimi i autoreve u arrit afro 14 ore pas ekzekutimit te keshilltarit te komunes. Burimet policore bejne me dije se ne afersi te fshatit Gajush eshte gjetur makina tip Benz me targa te Tiranes qe eshte perdorur nga ekzekutoret per tu larguar. Keshilltari Gjoni u qellua me automatik ne fshatin Shen Koll mbremjen e se merkures. 43-vjecari humbi jeten si pasoje e plageve nga dy plumba. Mesohet se pak caste para ngjarjes mesuesi dhe keshilltari kane debatuar mes tyre. Dyshohet qe ngjarja te jete pasoje e nje konflikti te ndodhur rreth nje vit me pare kur keshilltari ka share e ka fyer mesuesin duke i permendur edhe familjaret e tij.

Ngjarja

Ish-anetari i keshillit te komunes Shen Koll ne Lezhe 43-vjecari Tonin Gjoni u ekzekutua me arme zjarri mbremjen e se merkures ne qender te fshatit. Pasi kane kryer vrasjen autoret jane larguar menjehere nga vendngjarja. Forcat e policise pasi kane keqyrur vendin e ngjarjes dhe kane pyetur deshmitaret kane mundur te identifikojne autoret dhe i kane shpallur persona ne kerkim. Fillimisht policia ka mundur te identifikoje dy autoret e dyshuar Pellumb Niken 38 vjec dhe Ridvan Lulin 26 vjec. Deshmitare ne vendngjarje i kane pohuar policise se dy autoret e dyshuar kane debatuar ashper me viktimen pak minuta para vrasjes. 43-vjecari Tonin Gjoni ka qene duke u kthyer ne shtepi ne momentin qe i eshte zene prite dhe eshte qelluar me arme zjarri. Nisur nga provat dhe deshmite qe mundi te mbledhe policia perjashtoi nga hetimet pisten e ekzekutimit per shkak te detyres. 43-vjecari punonte si keshilltar nen logon e PSV 91 ne keshillin e komunes. Pak minuta pas ngjarjes policia ka gjetur te braktisur automjetin tip Benz me targa TR 9053 A te te dy autoreve te dyshuar te krimit me targa te Tiranes prane qendres shendetesore ne fshatin Gajush. Nga keqyrja e makines se tyre jane marre hollesi te tjera qe ndihmuan zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin e autoreve. Vec dy personave te mesiperm policia shpalli si bashkepunetor edhe nje person te trete qe mendohet te kete gisht ne vrasje. I shpallur ne kerkim ishte dhe Ferdinand Hoti. Te tre personat jane larguar menjehere nga vendi i ngjarjes dhe jane fshehur. Ata jane kapur nga policia disa ore me vone. Si shkak i ngjarjes se rende mendohet te kete qene nje sherr i ndodhur nje vit me pare ku sipas deshmitareve ne vendngjarje viktima dhe autori kane share njeri-tjetrin edhe nga familja. Policia po punon per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›