E Diel, 1 Nëntor 2026

5 persona ne pranga brenda 24 oreve

Grabitja duket se eshte kthyer ne profesion per shume te rinj ne kryeqytet. Brenda 24 oreve policia e Tiranes ka vene ne pranga 5 qytetare te akuzuar per vjedhje. Policia ben me dije se te arrestuarit jane Altin Sejdo 37 vjec lindur e banues ne Tirane. Sipas policise Sejdo ka qene i denuar me pare per vjedhje. Arrestimi i tij u be sepse ne daten 5 tetor ne Rrugen e Kavajes eshte kapur ne flagrance nga Patrulla e Pergjithshme duke vjedhur varesen nga qafa te nje shtetaseje banuese ne kryeqytet. Olgert Krekas 34 vjec lindur e banues ne Tirane i denuar me pare per vjedhje i shpallur ne kerkim me date 12 shtator sepse dyshohet se eshte autor i vjedhjes se nje vareseje floriri te nje shtetaseje ne rrugen Komuna e Parisit Tirane. Rudina Ruzhdie Hasa 20 vjece banuese ne Gramsh. Ajo eshte shpallur ne kerkim ne daten 3 maj pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka derguar urdhrin per ekzekutimin e vendimit penal te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane e cila e ka denuar me 4 muaj burg per vepren penale te Vjedhjes. Shtetasja e mesiperme u kap ne Gramsh ne bashkepunim me sherbimet e ketij komisariati. Besmir Malaj 25 vjec lindur ne Shkoder dhe banues ne Tirane. Sipas policise arrestimi i tij u be sepse mbremjen e se merkures ne bulevardin Gjergj Fishta Tirane eshte kapur ne flagrance nga Patrulla e Pergjithshme duke vjedhur nje dritare ne dyqanin e shtetasit L. Z. dhe Andi P. 17 vjec banues ne Tirane i denuar me pare per vjedhje me dhune. Arrestimi i tij u be sepse me daten 24 shtator ne rrugen Lord Bajron i ka vjedhur 10 000 leke dhe nje aparat celular te markes Nokia babait te tij. Materialet procedurale te shtetasve te mesiperm i kane kaluar prokurorise.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›