Shitja e aksioneve te kompanise ACR

Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto deklaron publikisht se shitja e aksioneve të kompanisë ACR është plotësisht e ligjshme. Në një njoftim për shtyp, numri një i ekonomisë i përgjigjet kështu akuzave të bëra nga përfaqësues të opozitës, sipas të cilave, shitja e aksioneve të kompanisë është bërë në mënyrë jotransparente. Sipas sqarimeve të ministrit Haxhinasto, transferimi i kuotave të ACR Holding s’ka sjellë ndryshimin e shoqërisë koncensionare, e cila vijon të funksionojë si më parë. Ministri i Ekonomisë informon se në 2012-ën, në sektori minerar janë punësuar 10 000 persona më tepër.
E drejta konmcensionare për shfrytëzimin e minierës së kromit në Bulqizë është shitur nga kompania ACR tek një investitor shqiptar.