Avokati shtyn seancen per konfiskimin e pronave te Albino Prudentinos
VLORE - Shtyhet per here te dyte seanca gjyqesore ndaj Albino Prudentinos kreu i organizates mafioze Sacra Corona Unita qe u arrestua disa dite me pare ne nje nga lokalet ne pronesi te tij ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore. Seanca e parashikuar te zhvillohej dje ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Vlores zgjati vetem pak minuta. Ne kete seance do te caktohej revokimi i mases se sigurise me kerkese te Prudentinos por me kerkese te avokatit u shty per te henen me date 18 tetor ora 1300. Nje nga avokatet e Prudentinos duke justifikuar se eshte i ri ne kete ceshtje kerkoi te njihej gjeresisht me aktet dhe gjyqtarja Erila Xhela pranoi kerkesen e tij duke e shtyre seancen e radhes per diten e hene. Me 12 tetor u shty seanca e pare ndaj Prudentinos per shkak se mungonte prokurori. Ne seancen e kaluar te deshtuar prokurori u justifikua se per arsye familjare nuk mund te merrte pjese ne seancen e djeshme ku pritej te jepej sekuestrimi.
Arrestimi i 59-vjecarit lindur ne Ostuni Brindisi eshte kryer ne kuader te nje operacioni te gjere nderkombetar te emertuar Calipso per venien para drejtesise te pjesetareve te organizates me karakter mafioz Sacra Corona Unita. Pas arrestimit te mafiozit italian Albino Prudentino ne Shqiperi Prokuroria e Vlores nisi sekuestrimin e pronave te tij ne Tirane dhe Vlore. Prokuroria vuri ne sekuestro resortin Muza Park ne Mullet te Tiranes ish resorti Artur si dhe restoranti ne pronesi te eksponetit te organizates Sacra Corona Unita ne Vlore i njohur si Piazza Italia. Ndaj Prudentinos i cili njihet si njeri prej drejtuesve te organizates kriminale mafioze Sacra Corona Unita Gjykata e Leces ne 20 shtator te ketij viti ka leshuar urdhrin e arrestit per bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge si dhe grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal Italian. Prudentino rezulton te jete pronar i dy lokaleve luksoze me emer ne zonen e Ujit te Ftohte zone mjaft e frekuentuar ne qytetin e Vlores nje pasticeri dhe tjetra restorant ndersa planifikonte te hapte dhe nje kazino me lojra elektronike. Albino Prudentino nje nga figurat e njohura te Mafias italiane njihet per kontrabanden e cigareve dhe kohet e fundit edhe trafikun e droges ne bashkepunim me rrjete te fuqishme te trafikut jo vetem ne Itali por edhe ne Ballkan.
16 Tetor 2010