E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Boterore TEC-i i Vlores defekti mund te ishte shmangur

Reagimi Problemi u zbulua qe ne shtator 2009. Qeverise i rekomanduam zgjidhjen

Institucioni qe preket direkt me problemin e hasur te TEC-it te Vlores eshte Banka Boterore e cila ka mbeshtetur projektin dhe financuar ate me kredi te buta. Edhe pse punimet kane perfunduar me vonese njevjecare ndersa KESH-i ka shpenzuar qindra miliona leke per ta vene ne pune TEC-i nuk eshte ne gjendje te prodhoje. Lajmi mbi defektin e TEC-it kur ende nuk kishte prodhuar asnje kilovat energji u zbulua ne gusht te ketij viti por sipas Bankes Boterore defekti doli ne drite ne shtator te vitit 2009 pra rreth nje vit me pare. Ne kete pike qeveria shqiptare i kishte te gjitha mundesite dhe kohen per ta zgjidhur problemin ne menyre qe sot TEC-i te ishte gati per prodhim. Gazeta Shqip ka mundur te marre disa pergjigje nga Banka Boterore ne Tirane lidhur me projektin qe ne thelb tregojne shmangien e pergjegjesise nga ana BB-se dhe detyrimin qe ka kompania ndertuese per zgjidhjen e problemit.

Kur u njoh BB me problemin e TEC-it dhe cili ishte qendrimi per zgjidhjen e defektit carja e tubave

Banka u njoh me problemin ne vjeshte te vitit 2009. Ne ate kohe u rekomandua qe te flitej me kontraktorin per te zgjidhur problemet dhe per te shtuar nje person nga qeveria me pervoje per punimet nenujore qe te supervizonte sic duhet punimet.

A kishte mundesi banka qe te njihej me heret me problemin ne menyre qe te shmangej defekti dhe zgjatja e afatit te punimeve

Procesi i komisionimit sherben pikerisht per te detektuar problemet ne venien ne pune te TEC-it ne kete rast si ne toke edhe nen uje. Eumlshte me mire qe te zbulohen keto probleme me heret se te filloje funksionimi ne menyre qe te ndreqen sic duhen.

Cili eshte pergjegjesi per problemin e krijuar dhe kush do ti marre persiper kostot shtese nese ka

Kontraktori. Nderkohe banka po ndjek me shume kujdes zhvillimet ne lidhje me riparimet si dhe marreveshjen e arritur mes KESH-it dhe kontraktorit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›