E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitja e suvenireve

Që në hyrje të dyqanit kuptohet qartë se këtu ofrohen vlera kulturore të prodhuara nga artizanët shqiptarë. Flamuj kuqezi, kostume popullore, punime prej bakri e druri mbushin plot e përplot vitrinat . Numri i artikujve artizanalë është i larmishëm.
Shitësit e dyqaneve suvenire në kryeqytet i gëzohen më së shumti stinës së verës.
 Interesin më të madh për objektet e artizanatit shqiptar paraqesin emigrantët dhe turistët e huaj. Megjithëse pranojne se ka rënie krahasuar më nje vit më parë.

Artizania Aida Berhani  bën me dije se në dyqanin e saj është munduar që të shmang  imitacionet që vijne nga Kina. 

Prodhime të sotme artizanale , por edhe 100 vjecare qëndrojnë në krye të preferencave.

Objektet më të kërkuara janë  argjendaritë kryesisht filigrami realizuar nga artizanët nga Shkodra.

Qilimat tradicionalë  të Krujës dhe kukësit  si dhe veshjet popullore  kërkohen më së shumti nga të huajt.

Në dyqanet e suvenireve ofrohen prodhime tradicionale shqiptare artizanale, të cilat janë shprehja më e mirë dhe më origjinale e kësaj tradite. Por nga ana tjetër nuk mungojnë edhe krijimet e dobëta shumica e këtyre mallrave vijnë nga Turqia e  Kina, të cilat padyshim kanë kosto më të ulët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›