Qeveria e re Berisha Ndarje torte per orekse te semura
Fillim i mbare për të luftuar krizën! Keshtu nis nje postim ne “Facebook” i Kryeministrit Berisha i cili shprehet me ironi per strukturen e qeverise se re te majte. Per Berishen qeveria "Piktori 1", sic e quan ai rrit me 30 per qind numrin e anetarve te kabinetit dhe rrit me 30 per qind shpenzimet e qeverise per veten e saj. Ne mesazhin e tij Berisha shkruan gjithashtu se “Shkenca per qeverine "Piktori 1"” nuk ekziston se kusherira Koleka merr administraten ne varesi, per hater te kusheririt dhe se 1 milion hektare pyje mbeten jetim. Strukturen e re te qeverise Berisha e quan: Ndarje torte per orekse te semura.
Bogdani: Ekzekutivi me faturë të kripur në xhepat e shqiptarëve
Anti institucionale dhe me një faturë të kripur për xhepat e shqiptarëve, e ka quajtur Partia Demokratike strukturën e qeverisë së ardhshme të prezantuar nga kryesocialisti Rama. “Edi Rama faktoi sot se pazari për ndarjen e gjahut të 23 qershorit do të rëndojë dhimbshëm mbi xhepat e shqiptarëve. Pavarësisht prej perpjekjes amatore për të fshehur fryrjen e pashembullt të shpenzimeve, fatura e kripur e këtij projekti anti institucional, është zullumi i rradhës i koalicionit të mashtrimit për shqiptarët dhe vendin. Ky koalicion vendos rekordin historik si i vetmi sot në botë që po nis punën jo duke shkurtuar, por duke rritur koston financiare të qeverisjes që ditën e tij të parë. Po sot, kryesocialisti konfirmoi edhe projektin e spastrimit dhe fshesës mbi administratën publike duke dëshmuar mendësinë e zakoneve dhe veseve të vjetra. Edi Rama është i vetmi politikan në Europë që e nis punën duke projektuar pushime masive të punonjësve të administratës publike dhe zëvendësimin e tyre me militantë të rekrutuar në zyrat e PS-së”, u shpreh deputeti i PD-së, Gerti Bogdani gjatë deklaratës për shtyp. Njëkohësisht Bogdani bëri me dije dhe qëndrimin e partisë që ai përfaqëson mbi një çështje të tillë. “Partia Demokratike denoncon fshesën anti-institucionale kundër administratës publike si dhe mekanizmin e grabitjes së taksapaguesve shqiptarë nëpërmjet fryrjes shokuese të numrit të ministrive. Partia Demokratike është e vendosur të mbrojë me cdo mjet ligjor dhe politik qytetarët shqiptarë nga abuzimi me taksat e tyre dhe punonjësit e administratës publike nga fshesa anti-ligjore e paralajmëruar”, nënvizoi ai.