E Diel, 1 Nëntor 2026

Shiu dhe bora prezente gjatë kësaj jave. Temperatura të ulëta

Java qe ka nisur serish do te kete reshje shiu, por edhe bore. Meteorologet parashikojne shira, me nje intesitet me te ulet se ne ditet e meparshme, per zonat te cilat jane prekur nga permbytjetet, por problematike sipas tyre do te jene kete jave dhe reshjet e bores, kjo si pasoje e temperaturave te uleta, te cilat do te shkojne deri ne -5 grade celcius.

"Gjithe kjo situate mbetet e paqendrueshme pasi vranesirat dhe shirat e
dobet do te jene prezente ne te gjithe territorin gjate gjithe javes. Ne
zonat malore do te kete rreshje te pakta debore, por do te jene me
intensitete te uleta. Ajo qe do te jete problematike kete jave do te
jene temperaturat. Mund te themi qe ne zonat malore kryesisht ne
verilindje dhe juglindje te vendit do te shenohen temperaturat minimale
ne mengjes, -5 grade celcius", tha Lajda Porja, meteorologe.

Muaji janar, sipas meteorologeve, pritet te mbyllet me rreshje,
intesitetit i te cilave kalon normen mujore. "Parashikimi per muajin
janar ka qene qe fatkeqesisht rreshjet do ishin mbi normen mujore,
ndersa persa i perket temperaturave do ishin temperatura relativisht te
uleta por  ne vlerat mesatare mujore. Mund te themi qe ne pjesen e pare
te janarit, deri ne daten 15 kemi pasur rreshje shiu mbi normen, po dhe
pjesa e dyte e muajit do te kete reshje mbi normen", tha Porja.

Persa i perket eres dhe ajo do te jete problematike, shpejtesia e saj do
te shkoje deri ne 50 km ne ore, duke shkatuar dallge 5 balle ne det.
Sipas meteorolegeve, zona e Shkodres dhe Lezhes kane marre shume rreshje
shiu, gjate muajit dhjetor, duke kaluar normen mujore me rreth 100 mm
shi me shume.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›