Shiu freskon Shqipërinë
Tiranë- I gjithë vendi është prekur sot nga reshjet e shiut, pas disa javësh me mot të thatë dhe temperatura që shënuan afro 40 gradë celcius.
Reshjet në Tiranë nisën rreth mesditës të së martës pas një kohe të gjatë me temperatura të larta kur dje termometri shënoi 39 gradë celsius.
Po ashtu edhe në zona të tjera të vendit janë shënuar reshje lokale shiu çka kanë larguar të nxehtin përvelues që ka prekur vendin sidomos gjatë muajit Korrik.
Temperaturat kanë rënë ndjeshëm me mbi 5 gradë celsuius, ku sot temperaturat janë: Tirane 23-35, Shkoder 21-33, Puke 16-30, Kukes 16-31, Lezhe 19-34, Diber 14-29, Durres 21-34, Elbasan 21-34, Berat 18-36, Fier 19-33, Vlore 20-34, Korçe 14-30, Gjirokaster 15-35, Sarande 21-32.
Ndërkaq janë parashikuar reshje dhe vranësira edhe në zonat bregdetare të vendit çka nuk është aspak e favorshme për personat që kanë nisur pushimet verore. Moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe në ditët në vijim për t’i lënë sërish vendin temperaturave të larta.
Fundi i javës së parë të Korrikut u pa edhe si më i rrezikshmi pasi pritet që temperaturat të arrijnë 44 gradë Celsius në rajon, dhe sipas metereologëve këto temperatura shënojnë fazën e kuqe, që është edhe më e nxehta. Situata pritet të normalizohet nga mesi i muajit pasi temperaturat do të zbresin në vlerat 36-37 gradë Celsius.
Për shkak të temperaturave të larta u rrit numri i personave që shfrytëzojnë plazhet për tu frekuar, ndërsa në kryeqytet pati një numër të madh pushuesish në pishina.
/IDEA/