E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiu i dendur përmbyt Shkozetin dhe bregdetin

DURRËS- Për gjysmë ore reshje 27 familje kanë parë shtëpitë e tyre të përmbytura. Po kështu edhe rrugët e Shkozetit apo çadrat e pushuesve të bredgetit të Durësit tashmë gjenden në pushtetin e ujit.

Shiu i furishëm nisi në mëngjes dhe nuk zgjati shumë, por intesiteti i madh shkaktoi përmbytje në zonën ku lidhet bregdeti me Shkozetin për shkak edhe të kanalit të kullimit që gjendet aty pranë. Disa banorë të zonës kanë njoftuar se shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme dhe kanë kërkuar ndihmë në bashki për largimin e ujit. Po kështu mësojmë se edhe në zonën e plazhit ka patur mjaft probleme, shezlongë të rrëzuar, bare të përmbytura dhe praktikisht një ditë pushimi e shkuar dëm për të gjithë ata që janë rezident të hotelet e Durrësit.

Ndërsa në port gjendja është e qetë pasi nuk ka erë që të pengojmë lëvizjen në det, por hambarët mbahen të kyçur sepse dëmtohen mallrat e ngarkuara në anije.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›