E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antikanabis, asgjësohet një parcelë në Tepelenë

TEPELENË- Policia ka asgjësuar 98 rrënjë bimë narkotike në një parcelë të hapur rishtas, në shtratin e lumit Bënçë, në afërsi të fshatit me të njëjtin emër, në një zonë të pyllëzuar. "Grupi hetimor ka konstatuar se në këtë parcelë ishin të mbjella 98 rrënjë bimë të dyshuara si Kanabis Sativa, të cilat varionin nga 70 centimetra deri në 90 centimetra të larta. Një pjesë e këtyre bimëve janë marrë në cilësinë e provës materiale dhe pjesa tjetër është asgjësuar në vend me anë të djegies"- thanë burimet policore. Sipas tyre, janë shoqëruar 3 shtetas nga Tepelena si autorë të dyshuar, por nga veprimet hetimore nuk ka rezultuar se këta shtetas kishin lidhje apo dijeni për këtë vepër penale dhe për këtë arsye janë lënë të lire. Ky është rasti i parë i operacioneve kanabis për këtë vit në qarkun e Gjirokastrës.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›