Shiu mbush kaskadat, rritet prodhimi i energjisë

Reshjet e shumta të shiut, të rëna gjatë 24 orëve të fundit në rajonin verior, kanë dhënë efektin e tyre pozitiv në përmirësimin e situatës në hidrocentralet e kaskadës mbi lumin Drin.
Nga informacionet më të fundit të marra pranë hidrocentralit të Vaut të Dejës, në rrethin e Shkodrës, mësohet se gjatë orëve të natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, ritmi i reshjeve të shiut ka bërë që prurjet e depozituara nga zonat malore, fillimisht nga 200 metër kub në sekondë, janë shtuar më pas deri në mbi 300 metër kub në sekondë, dhe që sipas specialistëve hidroenergjetikë, situata e krijuar është pozitive.
Burimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës bëjnë të ditur të shtunën se kuota, e cila varion nga 73.60 në 74 metër, konsiderohet normale, ka bërë që prodhimi i energjisë të bëhet me kapacitet të plotë në këtë hidrocentral.
“Edhe pse në media të ndryshme, lokale apo kombëtare, është aluduar për një hapje të mundshme të portave të shkarkimit të hidrocentralit të Vaut të Dejës, një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe kjo edhe për faktin se për momentin liqeni i hidrocentralit të Vaut të Dejës është 2.5 metra nën kuotën e tij maksimale”, sqarojnë burimet nga ky hidrocentral.
Situatë në përmirësim konstatohet edhe në hidrocentralin e Komanit, ku sipas informacioneve më të fundit, prurjet në liqen shënojnë 900 metra kub në sekondë, duke bërë të mundur që edhe ky hidrocentral të jetë në gjendje pune për prodhimin e energjisë elektrike.
Në Fierzë, si rezultat i prurjeve të ditëve të fundit, kuota e liqenit të, nga 259 metër që ishte gjatë javës së kaluar, tashmë është rritur në 265 metër. Por edhe pse ka një rritje prej 6 metrash në nivelin e liqenit, sërish kuota mbetet e ulët, duke bërë që prodhimi në këtë hidrocentral të mbetet i ndërprerë që prej 12 ditësh.
/Start/E.B/
2011-12-17 18:27