E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi nxjerr në rezervë disa drejtues të Forcave të Armatosura

Sipas dekretit të publikuar nga Presidenca, Kreu i Shtetit, në mbështetje të ligjit “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, dekretoi shkarkimin dhe nxjerrjen në rezervë të gjeneral brigade Vladimir Qiriazi, zëvendëskomandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Presidenti i Republikës, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i FA-së, dekretoi gjithashtu shkarkimin dhe nxjerrjen në rezervë të komandantit të Forcave Detare, kundëradmiral Kudret Çela, si dhe nxjerrjen në rezervë të oficerit me gradë madhore, gjeneral major Arian Zaimi, me detyrën këshilltar ushtarak i ministrit të Mbrojtjes.
/Start/

                                                                                             2011-12-17 19:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›