Shiu permbyt serish Shkodren

Ne lagjet Mark Lula prane lumit Kir dhe ne Bahcallek e Ajasem uji ka veshtiresuar kalimin neper rruget e brendshme te tyre si dhe ka rrethuar mjaft banesa ku ne disa prej tyre ka hyre deri dhe 10 cm brenda
Reshjet e dendura te shiut qe kane rene pergjate gjithe dites se marte dhe naten deri ne mengjesin e se merkures kane shkaktuar situate problematike ne qarkun e Shkodres. Rreth 240 mm shi qe kane sjelle dhe shtim te prurjeve si dhe shkarkime nga hidrocentrali i Vaut te Dejes te cilat kane arritur ne 1000m3/s.
Reshjet kane sjelle fryrje te lumenjve Kir e Gjader niveli i prurjeve ne te cilet eshte perkatesisht 500m3/s dhe 800m3/s.
Ne lagjet Mark Lula prane lumit Kir dhe ne Bahcallek e Ajasem uji ka veshtiresuar kalimin neper rruget e brendshme te tyre si dhe ka rrethuar mjaft banesa ku ne disa prej tyre ka hyre deri dhe 10 cm brenda. E njejta situate eshte dhe ne komunat Postribe Gur i Zi Rrethina Vig Mnele.
Ne rrethin e Pukes eshte bllokuar aksi i rruges nacionale Fushe-Arrez -Gjegjan per shkak te demtimit te ures ne vendin Ura ne Lume Shtylle. Per rrjedhoje eshte nderprere qarkullimi rrugor i mjeteve.
Shembet ura nderpritet lidhja me Hanin e Hotit
Ne rrethin Malesi e Madhe eshte bllokuar aksi i rruges Shkoder-Malesi e Madhe ne fshatin Vrake per shkak te demtimit nga prurjet e perrenjve te ures provizore qe eshte ngritur ne kete aks e cila eshte ne rikonstruksion. Nderkohe kalimi i mjeteve eshte devijuar ne nje aks tjeter i cili po monitorohet dhe kontrollohet nga strukturat e qarkullimit rrugor.
Dhjetera kamione tip trajler te ngarkuar me mall qe do kalonin kufirin shqiptar permes pikes se kalimit kufitar te Hanit te Hotit jane bllokuar ne afersi te ures se Vrakes. Kjo ure ka filluar te rikonstruktohet si segment i aksit nacional Shkoder- Hani i Hotit dhe eshte prishur nga firma qe po kryen punimet ndersa per kalim ishte bere nje rruge lidhese ne te majte te ures se meparshme mbi nje bazament te ures se vjeter qe do te sherbente si rruge deri ne ndertimin e ures se re.
Pikerisht kjo rruge eshte shembur si pasoje e prurjeve te medha dhe qarkullimi eshte nderprere. Automjetet e vogla si dhe furgonet per te kaluar nga Shkodra drejt Malesise se Madhe dhe anasjelltas kalojne nga fshati Shtoj i Vjeter duke shfrytezuar nje ure te vogel afer ures ku kalon treni.
Nje tjeter mundesi kalimi per mjetet e vogla me qellim qe e gjithe Malesia e Madhe te mos mbetet e izoluar nga pjesa tjeter e vendit eshte dhe nje rruge nga Rafsh Vorfa dhe Postriba. Ndersa per kamionet e huaj qe presin te kalojne ne Mal te Zi kjo eshte e pamundur. Situata eshte monitoruar ne vend nga drejtori i pergjithshem i emergjencave civile Alfred Olli drejtues te ushtrise dhe prefektures Shkoder.
Sipas tyre do te jene forcat e ushtrise ato qe do nderhyjne ne pjesen e shembur per te bere te mundur montimin e nje ure tip Bejli qe do te mundesoje levizjen normale.
Nje automjet bie ne lume shpetojne udhetaret
Pikerisht ne pjesen e shembur te rruges naten ka rene dhe nje mjet tip fuoristrade te cilin e ka marre rrjedha e lumit ndersa dy personat qe udhetonin ne te kane mundur te shpetojne. Rafael Gjetja personi qe udhetonte si pasagjer ne mjetin e rene ne lume tregon se se bashku me drejtuesin e mjetit kane qene duke shkuar per ne Razem.
Kur kane levizur drejt Shkodres gjithcka ka qene ne rregull edhe pse ka rene shume shi ndersa ne kthim rreth ores 0230 kane dashur te kalojne normalisht neper rrugen e bere ne krah te ures qe po ndertohej dhe nuk e kane ditur se eshte shembur.
Nuk kemi pare asnje shenje paralajmeruese per shembjen dhe pamundesine e kalimit te rruges. Kemi vazhduar te levizim pa e ditur se eshte shembur rruga dhe kemi rene ne uje. Kemi mundur te dalim edhe pse ishte 1 meter uje dhe rrjedhe dhe kemi hipur tek disa pjese metalike te rruges si tuba ku dhe kemi kerkuar ndihme ndersa makinen e ka marre uji. Jemi kacavjerre tek nje gur betoni.
Ka ardhur nje person qe ka gjetur litar tek disa shofere te kamioneve qe kishin mbetur ne rruge ngaqe nuk kishim nga kalonim dhe me te na kane nxjerre. Kemi telefonuar me pas policine e ambulancat se shoferi ka disa fraktura e demtime por askush nuk ka ardhe.
Punonjes te firmes italiane dhe nenkontraktoreve te saj qe merren me ndertimin e autostrades Shkoder- Han i Hotit pohojne se pas shembjes se rruges kane vendosur roje por mjeti qe ka rene ne lume nuk i ka ndaluar shenjes se rojes sepse duke qene nate ka dyshuar se mund te kishin dale per ti grabitur por ka rritur shpejtesine dhe ka rene. Mjeti tip fuoristrade ka humbur ne ujin e lumit dhe ka dale ne liqen.
Hyn uji ne 20 shtepi ne Berdice
Ne komunen Vig - Mnele shembja e nje prite ne lumin Gjader ka sjelle prani te ujit ne disa banesa.
Demtimi i nje prite ne fshatin Stajke ka sjelle vershim te ujit te lumit Drin ne tokat bujqesore dhe veshtiresi qarkullimi. Ne komunen Berdice jane 20 shtepi me prani te ujit qe ne disa vende ka shkuar deri 50 cm. Ne komunen Gur i Zi ka probleme dhe prani uji ne banesa ne fshatrat Rragam Kuc e Vukatane dhe banoret po perpiqen qe me mjetet e tyre te mund te largojne cfare te mundin ndersa sipas tyre nderhyrja e shtetit eshte shume e pakte.
Mungesa e kanalizimeve permbyt shtepite
Ne lagjen Mark Lula deri ne zonen e varrezave te deshmoreve pas shinave te trenit pjese e rajonit nr 5 te qytetit te Shkodres uji ka hyre ne disa banesa. Sipas banoreve reshjet kane sjelle fryrjen e lumit Kir dhe uji ka hyre brenda.
Na ka gjetur te papergatitur dhe nuk dime cfare te bejme. Kerkojme ndihme por duhej te ishte nderhyre me pare pasi ne kete lagje ka 20 vjet qe askush nuk ka bere kanalizime.
As femijet nuk i cojme dot ne shkolle pasi nuk kane nga kalojne. Ketu vihet vetem per te kerkuar vota. Na eshte nderprere dhe energjia elektrike qe ne mesnate shprehen banoret.
Meta inspekton situaten ne Vaun e Dejes Financat levrojne fondin per permbytjet
Zevendeskryeministri dhe ministri i energjitikes Ilir Meta eshte takuar me shtabin e emergjencave civile ne prefekturen Shkoder te ngritur ne mesnate dhe i shoqeruar dhe nga drejtori i pergjithshem i KESH-it Engjell Zeqaj ka inspektuar situaten ne Vaun e Dejes.
Sipas Ilir Metes kaskada e Drinit eshte ne gjendje normale niveli i shkarkimeve te detyrueshme eshte minimal dhe ne kuota te pranueshme ndersa KESH do te filloje eksportin e energjise elektrike me qellim ruajtjen e niveleve ne liqenet e hidrocentraleve ne lumin Drin ne rast se do te kete shtim prurjesh nga reshjet e shiut.
Sipas prefektit te qarkut te Shkodres Maxhid Cungu jane marre masa per lajmerim te banoreve aty ku ka rrezik po punohet per forcim te argjinaturave ne vendet ku paraqiten probleme hidrovoret punojne me kapacitet te plote dhe nuk ka probleme mungese te furnizimit me energji elektrike. Strukturat e ushtrise po sigurojne transportin me mjetet lundruese te komunitetit qe duhet te evakuohet nga zonat qe permbyten.
Nga strukturat e PMNZSH po nderhyhet per largimin e ujerave nga Nenstacioni elektrik i Dracinit.
Mesohet se dje shteti ka levruar fondin e kompensimit per permbytjet e dyta e te treta te banoreve te Shkodres te ndodhura ne mars e prill te ketij viti. Sipas sekretarit te pergjithshem te Keshillit te Qarkut Shkoder Besnik Kastrati fondi prej rreth 280 milione lekesh per kompensimin e banoreve eshte levruar nga Ministria e Financave dhe eshte derdhur ne llogarite bankare te perfituesve qe mund ti terheqin ne fillim te javes tjeter.
Sipas Kastratit ketu jane perfshire dhe ndryshimet e vleres se kompensimit per 35 ankesa te vleresuara te drejta qe lidhen me kompensimin e permbytjes se pare te ketij viti ne janar 2010.