Shiu radioaktiv mberrin ne Shtetet e Bashkuara

Shiu radioaktiv prek Shtetet e Bashkuara. Matjet në Masaçusets zbulojnë nivele rezatimi në ujërat e shiut. Besohet se grimcat në atmosferë nga stacioni i dëmtuar atomik në Japoni, të kenë mbërritur kështu në mëse 10 mijë kilometra largësi. Zyrtarët e Masaçusetsit thanë se janë gjetur vetëm gjurmë të izotopeve radioaktive në mostra të ujit të shiut,dhe nuk pritet të kenë ndikim në shëndetin e banorëve të këtij rajoni.
Shtetet amerikane, Nevada, Kalifornia, Havaii, Kolorado dhe Uashingtoni kanë raportuar gjithashtu prani rrezatimi në një masë të vogël të evidentuar pas incidentit i centralit atomik në Fukushima të Japonisë.