E Diel, 1 Nëntor 2026

"Shkak nderprerjesh, remontet dhe ngarkesa"

Drejtues te degeve te KESH-it dhe OSSH-ve ne rrethe pranojne se keto dite jane rikthyer kufizimet e energjise ne te gjithe vendin, por kjo jo si pasoje e mungeses se energjise, por si pasoje e mbingarkeses ne rrjet dhe remonteve. Sipas kreut te OSSH-se per Shkodren, Nesti Kiri, parametrat ne kaskaden e lumit Drin, jane optimale dhe furnizimi kete vit do jete i kenaqshem. Fajin per kufizimet ai, ia ve shperdorimit te energjise nga qytetaret dhe mbingarkeses. Edhe ne Durres kufizimet kane si shkak remontet ne rrjet, nderkohe qe ne Fier pranojne se ulja e temperaturave ka sjelle problemet ne furnizimin me energji. Kreu i OSSH-se ne Vlore, Arqile Kume, deklaron se per kete rajon nuk ka kufizime, kur ne Sarande shkojne deri ne 6 ore ne dite. Situata e krijuar vleresohet si e perkohshme dhe se normaliteti do te kthehet shume shpejt. Kume shpjegoi se nderprerje ka pasur ne zona ku ka numer te madh defektesh. Kurse drejtori i Shperndarjes Elbasan, Artan Topi, pohon se nderprerjet e vogla te energjise kane filluar per shkak te remontit te pergjithshem qe ka nisur ne kabina dhe linja, si dhe rritja e konsumit te energjise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›