E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naqba Hezbollah homazh per viktimat

Lideri i Lëvizjes Shiite libaneze Hezbollah, Sayyed Hassan Nasrallah i bën homazh të gjithë viktimave dhe të lënduarve që u regjistruan një ditë më parë gjatë manifestimeve për kujtimin e "Naqba-s", në kufi me Izraelin.

"Duhet të përgëzojmë kurajon e të gjithë atyre që manifestuan një ditë më parë në kufi", tha Nasrallah.

“Naqba” është dita përkujtimore e palestinezëve që përkon me përvjetorin e eksodit të madh pas krijimit të shtetit të Izraelit.

Në këtë përvjetor ka patur përleshje mes demostruesve palestinezë dhe forcave të sigurisë izraelite në kufirin me Sirinë, Libanin, në Jeruzalem dhe në Rripin e Gazas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›