E Diel, 1 Nëntor 2026

Feith Vizita e Stefanoviczhvillim pozitiv

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Peter Feith ka vlerësuar se vizita e shefit të ekipit negociator serb në Prishtinë, Borislav Stefanovic, është zhvillim pozitiv që kontribuon në komunikim midis Prishtinës dhe Beogradit.

Në një intervistë për gazetën beogradase 'Danas', te ciles i referohet Telegraf, lidhur me “sinjalet” e Beogradit për ndarje, Feith ka thënë ICO dhe shtetet anëtare të Grupit Drejtues Ndërkombëtare angazhohen për integritetin territorial të Kosovës.

Feith konsideron se zgjidhja për veriun e Kosovës duhet të bazohet në tri parime, veriu duhet të mbetet në Kosovë, nuk guxon të ketë dhunë dhe në atë hapësirë nuk duhet të ekzistojë një konflikt i ngrirë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›