Vakum pushteti ne FMN - Pas arrestimit te Dominique Strauss-Kahn

Si te paralizuar jane punonjesit ne funksione drejtuese ne seline qendrore te Fondit Monetar Nderkombetar ndertesen impozante ne Pennsylvania Avenue ne Uashington. Mbledhjet e emergjences pasojne njera-tjetren punonjesit kane urdher te rrepte per te mos folur me gazetaret. Banka globale me emrin FMN ndodhet aktualisht ne gjendje shoku.
Pikerisht fondi i cili duhet te rrezatoje besim per tregjet financiare bursat e para se gjithash eurozonen eshte dobesuar ne menyre masive per shkak te arrestimit te shefit te tij Dominique Strauss-Kahn.
Bildunterschrift Dominique Strauss-Kahn merret nga policia e New York-ut
Pasi DSK sic therritet nga bashkepunetoret e tij ne Uashington Dominique Strauss-Kahn ishte ylli i pakontestuar i FMN-se. Vertet epiteti i tij joshesi i madh e ndoqi ate edhe ne Uashington dhe lidhja me nje bashkepunetore e vuri bosin e FMN-se ne pozite te veshtire ne vitin 2008. Edhe tendenca e tij ekstreme per nje jete luksoze shkaktone shpoti te lehta.
Bosi i FMN-se me nje rroge mujore neto prej 35.000 dollarresh e inskenoi veten edhe ne SHBA si nje socialist i kaviarit. Sipas medieve amerikane me shoqerine Air France ai kishte nje marreveshje speciale e cila i garantonte atij ne cdo avion nje vend ne klasin e pare. Dhe ne lagjen e njerezve te shquar ne Uashington Georgetown ai i kishte lejuar vetes nje vile me vlere 4 milione dollare kjo pershtatej mire me imazhin e tij si yll i skenes se financave.
Sipas gjykimit te perbashket te botes financiare Strauss-Kahn e permiresoi shume emrin e Fondit Monetar qe prej marrjes se postit ne vitin 2007. E pikerisht ne kohen e krizes dramatike financiare dhe ekonomike ai i dha organizates imazhin e nje spirance shpetimi me fame nderkombetare.
Bildunterschrift Takimi i pranveres se FMN
Strauss-Kahn e manovroi FMN-ne me sovranitet ne krizen financiare. Socialisti francez konsiderohej si njeriu i cili jo vetem kishte lidhje te mira me qeverine socialiste greke por fjala e te cilit kishte peshe te vecante ne Berlin dhe Bruksel sa i takon paketave te shpetimit per Greqine dhe Portugaline.
Por Strauss-Kahn nuk do ta prezantoje me FMN-ne ne takime nderkombetare te pakten jo per nje fare kohe. Dhe zevendesi i tij John Lipsky i cili u caktua te dielen 15.5. drejtor i perkohshem ne nje takim me tension te jashtezakonshem cilesohet nga gazeta Wallstreet Journal si nje figure e dobet.
Per kete percaktim ka kontribuar edhe njoftimi i vete Lipskyt pak dite me pare se ne fund te gushtit do te largohet nga FMN dhe do te dale ne pension.
Strauss-Kahn i akuzuar per perdhunim zevendesi i tij me mendje tashme ne pension. Cfare do te thote kjo per FMN-ne Kjo eshte pyetja qe ngrene mediet ne SHBA. Ne fund te fundit Strauss-Kahn ishte personazhi me i njohur ne ndihmen per Greqine.
Momenti nuk mund te kishte qene me i keq mendon Bob Davis specialisti i Wallstreet Journal per Fondin Monetar. Dhe kjo vlen jo vetem per FMN-ne por edhe per Evropen.
AutorRalf Sina/Eliana Xhani
RedaktoiAida Cama