Albpetrol, ekspertët: Edhe oferta e kinezëve është e paligjshme
Zgjidhja më e mirë do ishte që Qeveria të zyrtarizojë anulimin e tenderit
Kompania kineze Win Business, e dyta që u ofrua të blejë Albpetrolin, në tenderin e zhvilluar pak muaj më parë, nuk i plotëson kriteret për privatizimin e kompanisë më të madhe të naftës në Shqipëri. Të paktën ky është argumenti që vjen nga ekspertë të ekonomisë të cilët e quajnë një dështim të dytë privatizimin e Albpetrolit. Sipas tyre oferta e kompanisë kineze është e paligjshme pasi nuk plotëson kriteret e paracaktuara nga Qeveria.
Ekspertët
“Kompania, e cila është renditur e dyta Win Business është një kompani, e cila është vlerësuar edhe nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, si një kompani që nuk i plotëson kushtet kryesore për të vazhduar negociatat me të. Ministria i ka kërkuar kësaj kompanie që të plotësojë me dokumentacionin përkatës ofertën e saj, gjë që kompania nuk e ka kryer. Në këto kushte vazhdimi i negociatave me këtë kompani është një kohë e humbur”, është shprehur dje në media Kastriot Bejtja, inxhinier gjeofizik dhe konsulent për industrinë e naftës.
Oferta e tretë
Përballë kësaj situate, ku as oferta e dytë nuk mund të quhet e vlefshme, atëherë privatizimi i “Albpetrol” pritet ti kalojë ofertës së tretë me 106 milionë euro. Kjo ofertë për ekspertët do ishte e papranueshme, pasi nuk i vlerëson aq sa duhet asetet e Albpetrolit. “Duke e gjykuar ose duke supozuar që kjo ofertë prej 106 milionë eurosh është një ofertë teknikisht dhe financiarisht e rregullt, unë do të gjykoja, që ajo nga pikëpamja e vlerësimit të vlerave të ‘Albpetrolit’ është një ofertë e paqartë dhe e paplotë, pasi e njeh realitetin e ‘Albpetrolit’, kështu që oferta e paraqitur është e padobishme për shtetin shqiptar”, tha Bejtja, ndërsa shton zgjidhja më e mirë do ishte që Qeveria të zyrtarizojë anulimin e tenderit.
Anulimi i tenderit
“Ministria, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave duhet të marrë vendimin sa më parë sepse efektet negative do të vazhdojnë. Unë mendoj që ky proces, i cili nuk u realizua, duhet të mbyllet sa më shpejt, Ministria ta rishikojë me përgjegjësi të shikojë shkaqet përse erdhëm në këtë fazë dhe ndërkohë duhet të hapë rrugën për t’u zhvilluar ky sektor, ashtu siç ka qenë deri tani”, argumentojnë më tej ekspertët e ekonomisë.
Kompania kineze ka mangësi ligjore
Dyshimi i parë është ai i mospërmbushjes së kriterit strategjik, që pranohet edhe nga vetë Qeveria në vendimin 634, pika 5 e të cilit thotë: Dokumentet e tenderit kërkojnë që investitori strategjik i çdo Konsorciumi të zotërojë të paktën 30% të kapitalit dhe të të drejtave të votimit të Konsorciumit. Meqenëse “Win Business” është një filial i zotëruar 100% nga “Brightoil” në mënyrë të tërthortë, Konsorciumi duket se e përmbush këtë kriter. Për shkak të pasigurive në lidhje me kriterin strategjik Qeveria, Komisioni i Ofertave kërkoi nga grupi “Win Business” dokumente shtesë, por kjo kërkesë nuk u plotësua siç pranon dhe vetë Qeveria po në pikën 5. “Ne kemi kërkuar sqarime nga kandidati në lidhje me specifikat e marrëdhënies midis dy entiteteve dhe me anë të letrës së datës 21 shtator 2012, kandidati kërkoi që vlerësimi i ofertës së tij të kryhej në bazë të dokumenteve të sjella deri në atë moment, pa vënë në dispozicion dokumente shtesë”. Dyshime të forta ka edhe për garancinë e saj, të cilën Qeveria e tërheq nëse kompania nuk paguan paratë e privatizimit. Në pikën 13 vetë raporti i komisionit thotë: Në lidhje me garancinë e ofertës, kandidati ka paraqitur një kopje të një transferte SUIFT në favor të qeverisë së Shqipërisë, në shumën prej 35 milionë eurosh. Komisioni i ka kërkuar kandidatit sqarime në lidhje me garancinë e tij, kandidati nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme, duke kërkuar që vlerësimi i ofertës së tij të kryhej në bazë të dokumenteve të sjella deri në atë moment. Garancia është një kriter i fortë ligjor, mungesa e të cilës skualifikon automatikisht çdo ofertë. Kjo pikë nuk u zbatua në ofertën e parë dhe tani që “Vetro” dështoi të paguante paratë, Qeveria nuk mund të tërheqë garancinë. Veç dyshimeve me garancinë dhe kriterin strategjik grupi kinez nuk zotëron as certifikatën iso 9000, një tjetër kriter i detyrueshëm ligjor.
Zgjidhja më e mirë do ishte që Qeveria të zyrtarizojë anulimin e tenderit
Kompania kineze Win Business, e dyta që u ofrua të blejë Albpetrolin, në tenderin e zhvilluar pak muaj më parë, nuk i plotëson kriteret për privatizimin e kompanisë më të madhe të naftës në Shqipëri. Të paktën ky është argumenti që vjen nga ekspertë të ekonomisë të cilët e quajnë një dështim të dytë privatizimin e Albpetrolit. Sipas tyre oferta e kompanisë kineze është e paligjshme pasi nuk plotëson kriteret e paracaktuara nga Qeveria.
Ekseprtët
“Kompania, e cila është renditur e dyta Win Business është një kompani, e cila është vlerësuar edhe nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, si një kompani që nuk i plotëson kushtet kryesore për të vazhduar negociatat me të. Ministria i ka kërkuar kësaj kompanie që të plotësojë me dokumentacionin përkatës ofertën e saj, gjë që kompania nuk e ka kryer. Në këto kushte vazhdimi i negociatave me këtë kompani është një kohë e humbur”, është shprehur dje në media Kastriot Bejtja, inxhinier gjeofizik dhe konsulent për industrinë e naftës.
Oferta e tretë
Përballë kësaj situate, ku as oferta e dytë nuk mund të quhet e vlefshme, atëherë privatizimi i “Albpetrol” pritet ti kalojë ofertës së tretë me 106 milionë euro. Kjo ofertë për ekspertët do ishte e papranueshme, pasi nuk i vlerëson aq sa duhet asetet e Albpetrolit. “Duke e gjykuar ose duke supozuar që kjo ofertë prej 106 milionë eurosh është një ofertë teknikisht dhe financiarisht e rregullt, unë do të gjykoja, që ajo nga pikëpamja e vlerësimit të vlerave të ‘Albpetrolit’ është një ofertë e paqartë dhe e paplotë, pasi e njeh realitetin e ‘Albpetrolit’, kështu që oferta e paraqitur është e padobishme për shtetin shqiptar”, tha Bejtja, ndërsa shton zgjidhja më e mirë do ishte që Qeveria të zyrtarizojë anulimin e tenderit.
Anulimi i tenderit
“Ministria, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave duhet të marrë vendimin sa më parë sepse efektet negative do të vazhdojnë. Unë mendoj që ky proces, i cili nuk u realizua, duhet të mbyllet sa më shpejt, Ministria ta rishikojë me përgjegjësi të shikojë shkaqet përse erdhëm në këtë fazë dhe ndërkohë duhet të hapë rrugën për t’u zhvilluar ky sektor, ashtu siç ka qenë deri tani”, argumentojnë më tej ekspertët e ekonomisë.
Box
Kompania kineze ka mangësi ligjore
Dyshimi i parë është ai i mospërmbushjes së kriterit strategjik, që pranohet edhe nga vetë Qeveria në vendimin 634, pika 5 e të cilit thotë: Dokumentet e tenderit kërkojnë që investitori strategjik i çdo Konsorciumi të zotërojë të paktën 30% të kapitalit dhe të të drejtave të votimit të Konsorciumit. Meqenëse “Win Business” është një filial i zotëruar 100% nga “Brightoil” në mënyrë të tërthortë, Konsorciumi duket se e përmbush këtë kriter. Për shkak të pasigurive në lidhje me kriterin strategjik Qeveria, Komisioni i Ofertave kërkoi nga grupi “Win Business” dokumente shtesë, por kjo kërkesë nuk u plotësua siç pranon dhe vetë Qeveria po në pikën 5. “Ne kemi kërkuar sqarime nga kandidati në lidhje me specifikat e marrëdhënies midis dy entiteteve dhe me anë të letrës së datës 21 shtator 2012, kandidati kërkoi që vlerësimi i ofertës së tij të kryhej në bazë të dokumenteve të sjella deri në at