E Shtunë, 31 Tetor 2026

Farudin Hoxha: Shkupi te ndale derdhjen e Drinit

Akademiku i njohur Farudin Hoxha, projektuesi i digave te hidrocentraleve ne kaskaden e lumit Drin, kritikon ashper qeverine maqedonase dhe e akuzon ate se po leshon sasi te medha uji ne lumin Drin permes Ohrit, duke rritur nivelin ne Fierze. "Nese Maqedonia deshiron realisht qe te ndihmoje fqinjet e saj, duhet te mbylle portat ne Struge qe ujerat e Drinit te mos mberrijne ne Fierze", deklaroi dje Akademik Farudin Hoxha. "Maqedonia duhet te leshoje sa me pak uje ne lumin Drin nga liqeni i Ohrit tek diga mbi liqen, ne qytetin e Struges. Maqedonia duhet qe me urgjence te ndihmoje Shqiperine" ka theksuar prof. Dr. Farudin Hoxha.
Ne vazhdim ai ka shtuar: "Ne Institutin Hidrobiologjik per Liqenin e Ohrit thone se, me 15 m3 ne sekonde, Liqeni i Ohrit do te ngrihet vetem 1 meter lartesi dhe do te pakesohen ujerat qe vijne nga Drini Zi mbi Fierze me 35 milione metra kub uje".
Akademik Farudin Hoxha vazhdon duke thene se "derdhja e ujit ne lumin Drini i Zi ne qytetin e Struges, thone specialistet e Institutit Hidrobiologjik te liqenit, shkon shtate meter kub ne sekonde, e cila eshte e barabarte me sasine e ujit qe hyn nga Shen Naumi".
Duke permendur edhe marreveshjen bilaterale, Akademik Farudin Hoxha thote: "Qeveria shqiptare duhet te mbledhe me urgjence komitetin bilateral me shtetin maqedonas qe te ndaloje derdhjen e ujerave nga Liqeni i Ohrit ne Drinin e Zi, i cili mberrin ne Fierze".
Hoxha kujton faktin se eshte nje marreveshje dypaleshe midis dy shteteve qe nga viti 1956 (ish-Jugosllavise dhe Shqiperise), per disiplinimin dhe menaxhimin e ujerave.
"Edhe pse Shqiperia ndodhet para nje situate dramatike, pala maqedonase cuditerisht nuk ka dhene asnje sinjal pozitiv"- ka perfunduar Akademik Farudin Hoxha i cituar nga agjencia maqedonase e lajmeve "INA", duke kerkuar me force qe autoritetet e Shkupit te mbyllin portat ne Struge qe ujerat e Drinit te mos mberrijne ne Fierze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›