Shkarkimi i Spahiut, Kuvendi voton sot ngritjen e komisionit hetimor
Kuvendi do të shqyrtojnë sot kërkesën e demokratëve për shkarkimin nga detyra të zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.
Në axhendën e miratuar pa konsensusin e opozitës, është parashikuar edhe votimi për ngritjen e një komisioni parlamentar që do të hetojë veprimtarinë e Zv.kryetarit të KLD-së Spahiu.
Maxhoranca në kërkesën e saj argumenton se Spahiu ka shkelur ligjet, duke cënuar dinjitetin e institucionit që ai drejton, ndaj dhe nevojitet një komision hetimor.
Nisma e maxhorancës, një javë më parë është kundërshtuar nga nënkryetari i KLD-së, e cila sipas tij nuk ka asnjë mbështetje kushtetuese.
Opozita ka deklaruar se nuk do të japë votën e saj në Kuvend për ngritjen e komisionit hetimor ndaj nënkryetarit të KLD-së pas akuzave se ai ka shfrytëzuar postin për të kryer veprimtari politike.
Gjithashtu Kuvendi do të njihet sot zyrtarisht edhe me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të 3 deputetëve socialistë Tom Doshi, Besnik Bare dhe Taulant Balla si organizatorë të protestës së 21 janarit.