E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Të vendosur për zgjidhjen e problemit të Euros

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Evropa ka nevojë për “struktura politike”, për ta bërë monedhën e përbashkët, Euro, të funksionojë si duhet.

Duke folur në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos të Zvicrës, ajo tha se dobësitë “janë krijuar gjatë viteve” dhe se ato nuk mund të kapërcehen menjëherë, “...megjithatë, ne jemi të vendosur për ta bërë një gjë të tillë”, deklaroi Merkel. Ajo ka hedhur poshtë thirrjet për një rritje më të madhe në fondin e BE-së për shpëtimin e Eurozonës.
Forumi, i cili mbahet për të 42-tin vit radhazi, ka grumbulluar 40 krerë shtetesh dhe 19 prej 20 guvernatorëve të bankave qëndrore të 20 vendeve më të zhvilluara në botë. Disa qindra sindikalistë, akademikë, sipërmarrës dhe manjatë plotësojnë numrin e pjesëmarrësve.

Forumi 5-ditor nuk do të dalë me rezultate konkrete, por në të shkuarën, përfundimet e tij janë reflektuar dukshëm në politikat ekonomike të muajve në vazhdim. Për ekspertët, me interes pritet ballafaqimi i mendimeve të shumta rreth mënyrës se si duhet të veprojmë shtetet përballë krizës së vendeve të Eurozonës.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›