Shkarkimi i gjeneralëve, Morsi: Në të mirë të shtetit egjiptian
Presidenti i Egjiptit, Mohamad Morsi, tha se shkarkimi i dy gjeneralëve të lartë të shtetit ishte “në të mirën e shtetit”.
Duke folur pas zëvendësimit të kreut të forcave të armatosura, Mohamad Husein Tantavi, dhe shefit të shtabit, Sami Anan, presidenti lavdëroi forcat e armatosura duke thënë se ato do të përqëndrohen “në misionin e shenjtë të mbrojtjes së shtetit”.
Një interpretim i Kushtetutës, me të cilën synohej të frenohen fuqitë e presidentit, është anuluar tashmë.
Tantavi kishte udhëhequr Egjipitn pas rrëzimit nga pushteti të Hosni Mubarakut e deri në zgjedhjen për Presidentit Morsit në muajin qershor.