E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa përmirësime gjendja shëndetësore e Arbër Xhaferit

Ish-kryetari i PDSH-së, Arbër Xhaferi vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa përmirësime.

Një zyrtar i PDSH-së deklaroi se Xhaferi vazhdon të jetë në gjendje kome dhe se po luten për përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore, pas katër ditëve shtrim në Spitalin e Shkupit.

Xhaferi javën e kaluar pësoi hemoragji cerebrale, ku u gjet në gjendje kome nga një i afërm në banesën e tij në Tetovë.

Arbër Xhaferi së fundi po përballej edhe me sëmundjen e Parkinsonit.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›