E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillimet në Kosovë, në fokus dialogu dhe veriu

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe zyrtari i partisë serbe në koalicionin qeverisës në Kosovës, Petar Miletiç, ka thënë për gazetën “Danas” se nuk duhet marrë shumë parasysh kërkesat e opozitës kosovare, sepse ajo ka qenë edhe kundër dialogut teknik mes Prishtinës dhe Beogradit.
 

Miletiç konsideron se bisedimet teknike duhet të vazhdojnë në Bruksel sapo të përcaktohet ekipi apo negociatori i ri i Beogradit, ndërsa në përputhje me temat, bisedimet duhet të ngrihen edhe në nivelin politik.
 

Si temën politike “numër një” Miletiç e përmend veriun e Kosovës.Ai ka thënë se SLS prej fillimit të dialogut ka kërkuar që të jetë në ekipin negociues, sepse nuk do të lejonte “të ndodhin gabimet çfarë ekzistojnë në marrëveshjen për lirinë e lëvizjes”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›