Shkarkimi i presidentit Meta, të premten raporti në Kuvend

Komisioni parlamentar hetimor pritet të dërgojë nesër në Kuvend raportin me propozimin për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.Ndërkohë, javën tjetër, Konferenca e kryetarëve pritet të caktojë edhe datën për të futur në rend dite votimin e këtij raporti.
Tre datat e mundshme për të hedhur në votim këtë raport janë 3, 10 apo dhe 17 qershor. Socialistët treguan se jo vetëm, janë të vendosur për ta larguar ish aletatin e tyre nga detyra e Kreut të Shtetit, por edhe paralajmëruan se disa nga deklaratat dhe qëndrimet e tij përbëjnë vepër penale.